Reperi shumë i famshëm, Eminem, i ka surprizuar të gjithë kur papritur ka lajmëruar se e ka gati albumin e tij të ri.
Pa lajmëruar më parë, reperi njoftoi në Instagram se albumi “Music to be Murdered by” është publikuar dhe jemi të bindur se do të bëjë namin.
Të lidhura
None found
I frymëzuar nga Alfred Hitchcock, regjisori dhe producenti i famshëm anglez, Eminem ka pozuar me një sëpatë në kokë nga njëra anë dhe një pistoletë nga ana tjetër.
Albumi ka të njëjtin titull me albumin e parë dhe të vetëm të Hitchcock, të titulluar gjithashtu “Music to be Murdered by”.
Albumi i Eminem-it përmban bashkëpunime me Ed Sheeran, Skylar Grey, Q-Tip, Denaun, White Gold, Young M.A, Royce Da 5’9 “, Black ThoughtKXNG Crooke, Joell Ortiz, Don Toliver, Anderson .Paak dhe Juice WRLD.
