Categories: Uncategorized

Karantinë me 5 yje, këto janë super vilat e futbollistëve (FOTO LAJM)

Të gjithë në shtëpi për të shpëtuar veten dhe të tjerët. Është detyrim për të gjithë qëndrimi në shtëpi në këtë situatë emergjence nga Koronavirusi. Por ka shtëpi dhe shtëpi. Futbollistët më të njohur në botë, me në krye dyshen Mesi-Ronaldo, por e kalojnë këtë periudhë karantine në super vilat e tyre luksoze, ku nuk mungojnë palestrat, kopshtet e mëdha, pishinat dhe sallat e kinemasë. Le t’u hedhim një sy disa vilave të lojtarëve dhe ish-lojtarëve të njohur.

Braziliani Nejmar, sulmuesi i PSG-së, po e kalon këtë periudhë në vilën e tij 130 kilometra larg Rio De Zhanieros. Një vilë që i ka kushtuar 28 milionë euro futbollistit dhe ku kuptohet që nuk mungojnë as fushat e futbollit.

Të lidhura

None found

Eden Hazard, futbollisti belg i Real Madridit, ka preferuar të blejë një vilë me një kopsht shumë të madh, që ka edhe një sallë kinemaje dhe SPA. Një vilë që ka kushtuar 11 milionë euro.

Për vilën e Lionel Mesit është shkruar shumë herë. Ylli i Barcelonës u ka kërkuar arkitektëve që vila e tij të jetë e ndërtuar në formën e një fushe futbolli dhe me gjithçka që i duhet argjentinasit për t’u zbavitur.

Kristiano Ronaldo ka lënë prej ditësh Torinon dhe është akomoduar në vilën e tij më pamje nga deti në Madeira, në Portugali. Paalestra dhe pishina nuk kanë si të mungojnë në këtë banesë.

Sulmuesi afrikan i Arsenalit, Pier-Emenik Aubamejang, ka blerë një vilë të madhe me sallë kinemaje në brendësi. Kushton 18 milionë euro. Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike, ka një vilë luksoze prej 800 metrash katrorë.

Dejvid Bekham, ish-futbollisti i famshëm anglez i disa klubeve me emër, ka një kështjellë në Bakingam Palas, që kushton rreth 38 milionë euro. Françesko Toti, ish-fantazisti i Romës dhe Italisë ka një apartament gjigant me pishinë dhe palestër. Nuk po e kalojnë edeh aq keq karantinën futbollistët…

të fundit

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027

Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…

1 minute ago

Costa: Reformat mund t’i çojnë më shpejt Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën drejt BE-së

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka deklaruar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina mund të shënojnë…

2 minutes ago

Në Kuvend zhvillohen diskutime për të drejtat e njeriut, diplomacinë dhe financat

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotme, janë paraparë të mbahen disa takime të komisioneve parlamentare, ku…

13 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit 4 Nëntor 2026, ja sa do të jenë temperaturat

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh…

14 minutes ago

Nga dashuria te karriera, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë 4 nëntor 2026

Dashi Dashi do ta nisë ditën me shumë energji dhe me dëshirën për të arritur objektiva konkrete. Kjo mund të…

21 minutes ago

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

5 hours ago