Sejfulla Myftari ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Vizioni i Pasdites”, për të treguar më tepër mbi ditët e tij në vëtizolim. Me humorin që e karakterizon, Cekja u “ankua” se konsumon përditë ashure dhe si në çdo familje debatet nuk mungojnë si pasojë e qëndrimit të tepërt në shtëpi.
“Kjo e shkreta u merua, se jam edhe me çunin dhe secili nga ne ka preferencat e tij. Dua mish me fasule, dua gjë tjetër, e më the të thashë. Kjo e shkreta gatuan dhe vetëm gatuan. U çamë duke ngrënë hashure, darkë më darkë hashure.
None found
Edhe zihemi! Po ndenje në shtëpi do bësh debate, do zihesh. Më thoshte ime shoqe “nuk u mblodhe njëherë në shtëpi”. Ja i thashë u mblodha…Po mbusha tre ditë e nuk lëviz, iki vetë pastaj. Paradite dal një ore në një minilulishte që kemi afër, tek pull vetëm.
Kur më afrohet njeri u them ‘të lutem se më pret një shok në telefon, i flas nga jashtë…”! Myftari u shprehu se i mungon shoqëria dhe qyteti i Sarandës, në të cilin kalonte çdo fundjavë para se të vetizolohej në shtëpinë e tij. “Më mungojnë daljet, shoqëria. Dhe Saranda, se kam shtëpi aty dhe në Pogradec. Të paktën një herë në javë jam aty. Plus koncertet të cilat shumë u anuluan. Dasmat, pa lëre koncertet”, përfundoi me humor ai.
Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 20-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar marshimin në rrugët…
Me pankartat “Ultimatumi i popullit” dhe “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, e me fishkëllima dhe lëshim të…
Trupa të varur në oborr për Halloween, banorët ankohen dhe ndërhyn policia — Klan Kosova [...]Read More...
Studentët kanë dhënë përgjigjen e tyre për modelin e ri të subvencionimit të ushqimit studentor. „Rezistenca Studentore“ e pranon propozimin…
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur…
Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…