Klubet evropiane mund të përfitojnë disa lojtarët shumë cilësorë në këtë verë, pasi atyre u skadon kontrata nga sot (30 qershor).
Me një kërkim në Transfermarkt, zbulohet se 446 lojtarët do të jenë të lirë në këtë verë në ligat si, Liga Premier, La Liga, Bundesliga, Serie A, Ligue 1 dhe Championshipi anglez.
None found
Portieri Joe Hart do të largohet nga Burnley në këtë verë, pasi klubi nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij dhe dëshiron që ai të largohet në këtë verë.
Mbrojtësi Jan Vertonghen do të largohet nga Tottenham Hotspuri pas tetë viteve të kaluara aty dhe ka refuzuar të rinovojë kontratën.
Pas tij, është edhe Benjamin Stambouli i Schalkes, që është duke kërkuar po ashtu një skuadër të re, duke refuzuar rinovimin e kontratës.
Edhe Nathaniel Clyne do të largohet nga Liverpooli, pasi Jurgen Klopp nuk e sheh më si pjesë e planeve të tij dhe do të largojë atë me parametra zero.
Malanga Sarr e mbyllë mbrojtjen, shkaku që ai nuk është i lumtur te Nice dhe nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në skuadër duke startuar në vetëm 16 takime.
David Silva ka kohë që ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Manchester City, dhe tenton të rikthehet aty ku e filloi karrierën, te Valencia, mirëpo ka oferta edhe nga Amerika.
Mario Gotze është një tjetër mesfushor që do të largohet, derisa ka pranuar edhe lamtumirën nga Borussia Dortmundi pak ditë më parë.
Edhe Adam Lallana që vazhdoi pak ditë më parë kontratën me Liverpoolin do të largohet, por që ai rinovoi vetëm deri në përfundim të këtij sezoni.
Willian është në situatë të njëjtë me Lallanan, pasi pranoi po ashtu të rinovonte kontratën deri në fund të këtij edicioni me Chelsean dhe do të largohet nga Stamford Bridge.
Në këtë listë është edhe Ryan Fraser i Bournemouthit, që po ashtu do të jetë lojtar i lirë në këtë verë.
Edinson Cavani e përmbyllë këtë 11-she me lojtarët e lirë që u skadon kontrata, ndërsa po kërkohet nga disa skuadra të mëdha evropiane.
Jurgen Klopp ka kritikuar paraqitjen e Gjermanisë pas humbjes 2-1 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve…
Jurgen Klopp ka kritikuar paraqitjen e Gjermanisë pas humbjes 2-1 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve…
Sipas raportimit të The Guardian, Anglia ka marrë një goditje të rëndë në Kupën e Botës 2026, pasi Reece James…
Kepi i Gjelbër ka shtangur të gjithë për ta kaluar fazën e grupeve pas barazimit me Arabinë Saudite.Edhe pse shihej…
Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore ndaj Uruguait, për t’i eliminuar nga Kampionati Botëror 2026 si dhe siguruar një vend…
Uruguai dhe Manchester United janë në pritje të lajmeve për gjendjen e Manuel Ugartes, pasi mesfushori pësoi një lëndim shqetësues…