sport

Barcelona kërkon yllin francez që i skadon kontrata në verë

Barcelona me shumë gjasa do të jetë në ‘gjueti’ për lojtarët e lirë këtë verë në përpjekje për të ndërtuar ekipin e tyre pa pasur humbje financiare.

Njëri ndër objektivat e mundshëm të blaugranasve mund të jetë edhe mesfushori francez Adrien Rabiot, i cili është lidhur me një kalim tek Barcelona tash e disa vite, dhe tani, pasi kontrata e tij me Juventusin do të skadojë në verë, ai pritet të jetë njëri ndër prioritetet kryesore të Barçës.

Të lidhura

None found

Siç raporton mediumi katalanas SPORT, Barcelona momentalisht janë duke shqyrtuar mundësinë për t’i ofruar Rabiotit një kontratë dyvjeçare, me opsion vazhdimi edhe një vit tjetër.

Momentalisht tek Juventusi, Rabiot është shndërruar në një lojtar mjaft të rëndësishëm për Max Allegrin në dy sezonet e fundit, por tani kanë mbetur vetëm edhe katër muaj në kontratën e tij aktuale.

Përveç Barcelonës ka pasur edhe një sërë klube tjera që kanë pyetur për situatën e francezit si Inter, Newcastle, Arsenal, Manchester United dhe Bayern Munich.

Transferimi i lojtarëve të lirë ka qenë një strategji e suksesshme për Barcelonën gjatë sezoneve të fundit.

Lojtarë si Andreas Christensen, Inigo Martinez dhe Ilkay Gundogan kanë dhënë një kontribut pozitiv gjatë kohës së tyre në klub, ndërsa Franck Kessie u largua pas vetëm një sezoni, por me një çmim tejet të arsyeshëm për Barcelonën.

të fundit

Malkaj rrëfen incidentin në protestë: Më goditën në shpinë dhe më paralajmëruan të mos kthehesha

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

21 minutes ago

Frederik Ndoci rrëfen kujt ia kushtoi “Sytë e tu” dhe çfarë ndodhi me videon

Një prej këngëve më të njohura të Frederik Ndocit, “Sytë e tu”, paska pasur një histori që publiku nuk e…

23 minutes ago

Tirona bardheblu”, Tirana feston derbin me mesazhin “Deri kur fryma t’më mbaroj

TiranaTirana është rikthyer në ritmin normal të kampionatit, pas fillimit të vështirë në 2 javët e para [...]Read More...

32 minutes ago

Pesë qendërmbrojtësit e diasporës që mund t’i japin më shumë forcë Kosovës

Në këto dy vitet e fundit, te Kosova është dëshmuar se kur mungon dikush nga mbrojtësit, niveli i “Dardanëve” po…

33 minutes ago

Crash on the Berat–Ura e Kuçit road / 40-year-old cyclist hit by vehicle, driver flees

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është…

33 minutes ago

Mbappe është zgjedhja ime” – Okocha parashikon fituesin e Topit të Artë

Legjenda e futbollit nigerian, Jay-Jay Okocha, beson se Kylian Mbappe e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2026,…

39 minutes ago