Javën e kaluar falë fitores minimale në fushën e Real Valladolid, Reali i Madridit mori i vetëm kryesimin e La Ligas me 3 pikë avantazh ndaj blaugranave. Ruajtja e kreut për Realin megjithatë kalon nga derbi i Madridit pasi këtë të shtunë në ekranin e Supersport do të keni mundësi të ndiqni sfidën mes Los Blancos dhe Los Colchoneros.
Real Madrid-Atletico Madrid sfidë që do të zhvillohet në orën 16:00 në Santiago Bernabeu nuk është një takim si gjithë të tjerët, pasi bëhet fjalë për një derbi të nxehtë që pritet të dhurojë emocione të mëdha, spektakli gjithashtu është i garantuar. Atletico është 10 pikë larg kreut që mbahet nga Reali dhe për skuadrën e Simeones kjo sfidë është shansi i fundit për të mbajtur gjallë ndonjë shpresë të vogël për të fituar titullin kampion.
None found
Barazimi nuk i intereson as Realit dhe as Atleticos, kjo për vetë faktin pasi skuadra e Zidane ndjen presionin e Barçës nga prapa, ndërkohë që Atletico duhet ta ngushtojë sa më shpejt diferencën me kreun aq më tepër që për momentin është edhe jashtë zonës Champions në renditje.
Hazard, Asensio dhe Bale janë 3 mungesat e rëndësishme të Zidane në këtë sfidë ndërkohë që Atletico vazhdon të vuajë mungesën e Diego Costës. Atletico sot do të kërkojë edhe një hakmarrje të vogël për humbjen në Superkupë ndaj Realit para 3 javësh, ndërkohë që sfida e fazës së parë mes tyre në kampionat përfundoi në barazim pa gola. Në La Liga këtë të shtunë nuk luhet vetëm derbi i Madridit pasi në mbrëmje do të keni mundësi të ndiqni sfidën mes Valencias dhe Celta Vigos.
Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…
Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…
Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…
Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…
Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…
Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…