Këngëtari i njohur spanjoll, Pablo Alboran ka vendosur të deklarojë publikisht se është homoseksual dhe shumë i lumtur për këtë fakt.
Këngëtari 31-vjeçar publikoi në Instagram një video ku shprehej se ai gjithmonë lufton kundër çdo manifestimi që ndalon çdo liri ose barazi, nga racizmi, seksizmi, ksenofobia, homofobia dhe çdo lloj dhune tjetër.
None found
“Ne kemi nevojë të rishohim jetën tonë, karrierën, çfarë na bën dhe nuk na bën të lumtur. Mendoj se ne shpesh harrojmë dashurinë që na bashkon dhe na bën më të fortë. Sot, unë dua që zëri im të ketë më shumë vlerë dhe peshë. Dua t’ju them që jam homoseksual dhe ndihem shumë mirë. Jeta vazhdon, gjithçka do të mbetet e njëjtë, por do të jem pak më i lumtur”, u shpreh Pablo.
Këngëtari tha se ndihet i bekuar që u rrit në një shtëpi ku ai kishte lirinë të ishte ai që donte të ishte dhe mirënjohës për mbështetjen e miqve të tij.
“Për fat të keq, ka kaq shumë njerëz që nuk kanë të njëjtën përvojë si unë. Kjo është arsyeja pse sot, pa frikë, shpresoj se mund ta bëj më të lehtë udhëtimin e dikujt me këtë mesazh. Por mbi të gjitha, këtë e bëj për vete”, u shpreh Pablo.
“Muzika është liri, unë dua të ndihem aq i lirë sa këngët e mia”, përfundoi ai.
Ditën e shtunën 14 nëntor 2026, në orën 10:30, Partia Socialiste, do të mbledhë Asamblenë Kombëtarenë zonën e Gjirit të…
Hossam Hassan nuk është më trajner i ekipit kombëtar të Egjiptit. Federata Egjiptiane e Futbollit ka ndërprerë bashkëpunimin me ish-trajnerin,…
Pas humbjes së ngushtë 4:3 të premten e shkuar në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në futsall synon revanshin ndaj Italisë,…
Pas mungesave tashmë të konfirmuara te Kombëtarja e Kosovës në futboll për duelet e këtij muaji në Ligën e Kombeve,…
Përmes postimit të fundit në rrjetet sociale, klubi i Skënderbeut ka dhënë informacione për gjendjen shëndetësore të presidentit Ardjan Takaj…
Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur avionët ushtarakë nga një bazë e dytë ajrore në Britaninë e Madhe, mes shqetësimeve për…