Këngëtari shqiptar Bertan Asllani, i njohur në Turqi si Tarkani i Ballkanit, prej kohësh është në një lidhje romantike me aktoren e njohur turke Hazal Senel.
Bertan Asllani ka luajtur në serialin turk “Pis Yedili” bashkë me aktoren Hazal Senel, me të cilën besohet se është njohur gjatë xhirimeve.
Të lidhura
None found
Fotot e tyre të para bashkë janë shkrepur që në vitin 2017 dhe ata janë parë shumë të afërt teksa po pushonin në një vend bregdetar.
Së fundmi, duket se ata e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, pasi shqiptari i ka propozuar Hazalit për martesë.
Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë dyshja, duke publikuar foton me unazat në Instagram, teksa lumturia në sytë e tyre lexohet qartazi.
“Deri në fund”, ka shkruar Bertani krah fotos.
