Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Një 50-vjeçar i identifikuar si Ndue Gjinaj, ka humbur jetën pasi ra nga lartësia.
Ngjarja tragjike ka ndodhur teksa Gjinaj ishte duke punuar në fabrikën në pronësi të tij.
Të lidhura
None found
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj. 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
