Denoncoi të atin për dhunë, 15-vjeçari: Kur dehet humb kontrollin, por është njeri i mirë

Mediat greke kanë publikuar dëshminë e 15-vjeçarit shqiptar.

Adoleshenti ka denoncuar në policinë e Sealnikut babanë e tij për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij dhe nënës 44-vjeçare.

15-vjeçari ka thënë në polici se babai i tij bëhet i dhunshëm kur konsumon alkool me terpic dhe se thellë është një person i mirë.

Sakaq ai ka thënë se ka frikë të jetojë në të njëjtin vend me babanë dhunues. Ai tha se babai i tij ka nevojë për ndihmë të specializuar.

“Ajo që unë dua është që ne ta ndihmojmë, ai të vazhdojë jetën i lirë dhe nëna ime të qetësohet. Nuk dua të jem pranë tij. Nuk është njeri i keq, thjesht nuk di çfarë bën kur dehet”, ka thënë 15-vjeçari.

Mesditën e sotme u zhvillua seanca gjyqësore për 50-vjeçarin. Gjykata e la të lirë shqiptarin, pasi gruaja dhe i biri tërhoqën denoncimin.

Nënë e bir u pajisën e urdhër mbrojtje nga gjykata. Tani e tutje ata nuk do të jetojnë më në të njëjtën banesë.


Shtuar 12.04.2024 18:42