Edhe nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka kërkuar dorëheqjen e kreut demokrat Lulzim Basha pas humbjes së tij të thellë në zgjedhjet parlamentare.
Hoxha e quan Bashën një humbës serial që i fali mandatin e 3 Ramës dhe se priste që ai të jepte dorëheqjen dhe jo të sillej si një sharlatan.
Hoxha shkruan se koha e Bashës ka mbaruar dhe se do të përballet me demokratët të cilët nuk e falin dot 4 herë.
“Humbësit nuk kanë asnjë moral që të kërkojnë prej nesh përkrahje. Ata, nëse nuk largohen duke marrë përgjegjësitë, do të duhet që ne demokratët t’i largojmë!”, shkruan Hoxha.