Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjithsej 200 vite burg për 22 personat që akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Saranda në Greqi. Në seancën e sotme, SPAK ka dhënë pretencën lidhur me dosjen e njohur si “ Brezi i gjelbër ”.
Sipas dosjes të SPAK, gjatë hetimeve janë evidentuar të paktën 14 raste të trafikut të kanabisit, me një peshë që ka kapur totalin e 680 kg. Droga kalohej përmes kufirit të gjelbër me anë të kafshëve ose mjeteve, fillimisht drejt Igumenicës dhe më pak transportohej drejt qyteteve të tjera të Greqisë.
None found
Dy vite më parë, në kohën e zhvillimit të operacionit edhe në shtetin fqinj u ndaluan 14 persona ndërsa 12 shtetas të tjerë të lidhur me këtë dosje janë proceduar nga prokuroritë e Durrësit, Sarandës, Fierit dhe Elbasanit. Në Shqipëri u arrestua zv.drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, dhe futbollisti i ekipit të “Delvinës”, Ardian Xhibro.
Llanaj dhe Adrian Xhibro gjenin personat që do trafikonin drogën me çanta shpine në Greqi, kryesisht nga Memaliaj, Tepelena, Fieri dhe Elbasani. Të prangosurit akuzohen se kanë kryer veprat penale: ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga Organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Njoftimi i Policisë në 2019:
Në datë 6 maj 2019, në funksion të hetimit të procedimit penal Nr.173, të vitit 2018, Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, dhe në bashkëpunim me Agjenci të tjera ligjzbatuese në vend, në bashkëpunim të ngushtë mes Njësisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në DHQ dhe Autoriteteve Policore Greke, Sektorin Antidrogë, Athinë, si dhe falë koordinimit nga Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore SELEC, Rumani, pas një hetimi pro-aktiv përgjatë një harku kohor 10 mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, dhe këmbim informacioni e korrespodence me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Brezi i gjelbër”.
Në operacion u përshinë Forcat e Njësive Operacionale, forcat policore FNSH si dhe ato të Drejtorive Vendore të Policive Vlorë, Gjirokastër, Fier, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Sarandë. Gjatë operacionit u goditën anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale.
Gjatë fazës së hetimeve 10 mujore në bashkëpunim me autoritetet policore greke janë zhvilluar operacione në Shqipëri dhe në Greqi, konkretisht:
Rastet në Greqi:
Rastet në Shqipëri:
Në kuadër të këtij hetimi u evidentua një rast i dyshuar korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Në datë 24 janar 2019 u ndaluan shtetasit E. H., banues në Tiranë dhe E. D., banues në Përmet, si dhe u procedua masa e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës publike” i shtetasit S. Ç., banues në Gjirokastër (Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër). Këta shtetas janë akuzuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Në kuadër të këtij hetimi u bashkëpunua me Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër, dhe më datë 22 dhe 23 janar 2019 u goditën 6 anëtarë të grupeve të skeduara kriminale, shtetasit:
Këta shtetas janë akuzuar për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Vjedhje me armë” në bashkëpunim.
Në vijim të këtij procedimi, në datë 6 maj 2019, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendimet penale për caktim masash sigurimi “Arrest në burg” për 26 shtetas si dhe masat e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shteti” dhe “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” për 2 shtetase.
Gjatë operacionit ku angazhuan qindra forca policie u kapën dhe u ndaluan 14 shtetas si dhe janë ushtruar rreth 30 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.
Ekzekutimet e vendimeve janë bërë për të arrestuarit e mëposhtëm, të cilët akuzohen për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga Organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, konkretisht:
U ekzekutuan 2 masa të sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetaset:
U ekzekutuan 4 masa të sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasit e mëposhtëm, pasi në momentin e daljes së masave të sigurisë këta shtetas ndodhen të arrestuar në burg:
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe 6 shtetas të tjerë.
Në tërësinë e këtij operacioni në mënyrë të përmbledhur janë arrestuar, ndaluar 61 shtetas shqiptar dhe të huaj.
Gjatë kontrolleve në operacionet e zhvilluara janë sekuestruar:
Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Armela Hyseni, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Ajo ka…
Franca ka bërë thirrje për përfshirjen e Kinës në hapjen e ngushticës së Hormuzit. Duke folur në forumin e sigurisë…