Pronarja i një dyqani me akullore në Teksas dhe burri u përballën me një situatë shumë të keqe, ku një hajdut u përpoq të vjedhë dyqanin e tyre, kanë shkruar mediat e huaja.
Nga videoja e bërë virale shihet sesi hajduti u mundua të vjedhë paratë në dyqan, ndërkohë që dy pronarët ishin para tij. Kjo vjedhje shihet që ka mbetur në tentativë, ndërsa policia po heton mbi personin që donte të vidhte.
None found
Ngjarja ka ndodhur në La Michoacana Auténtica në veriperëndim të Qarkut Harris më 1 shkurt të këtij viti. Kur Padilla, pronari hap arkën, i dyshuari arrin deri sipër banakut dhe përpiqet të vjedhë paratë e tyre.
Por në këtë moment, gruaja e Jorge Padilla, Nadia, ishte dëshmitare e grabitjes së mbetur në tentativë. Videoja nga kamerat e sigurisë së dyqanit tregon që Nadia në atë moment merr armën dhe qëllon drejt tij.
“Burri im mund të vdiste tani. Doja të filloja të qaja dhe u nervozova në atë moment që veprova ën atë mënyrë. Shpresoj që ai e mori mësimin e tij, dhe shpresoj që të gjithë ata që mund ta shohin këtë here, të mendohen dy herë për të bërë një vjedhej” – ka thënë Nadia.
Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…
Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…
Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…
Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…
Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…