Categories: Uncategorized

SHBA në ”ethet” e koronavirusit, papunësia mbërrin nivel rekord

Edhe SHBA-të po përballen me luftën ndaj pandemisë botërore. Përveç të prekurve një tjetër sfidë është dhe numri i personave që kanë humbur vendet e punës.

Rreth 3.3 milionë persona janë regjistruar për të kërkuar përfitime që u takojnë të papunëve për javën e 21 marsit, sipas të dhënave të Departamentit të Punës. Rekordi i fundit i këtij lloji ishte shënuar në vitin 1982. Kjo rritje e numrit të papunëve i jep fund zgjerimit të ngadalshëm por të qëndrueshëm të tregut të punës. Për shkak të sëmundjes, në SHBA kanë mbyllur dyert restorante, teatro, hotele e palestra. Kompanitë e prodhimit të makinave e kanë reduktuar ndjeshëm aktivitetin e udhëtimet ajrore kanë rënë në mënyrë drastike.

Të lidhura

None found

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara është raportuar për 69,197 persona të infektuar me koronavirusin e ri, e 1,046 vetë kanë vdekur nga kjo sëmundje. Amerika, së bashku me Italinë dhe Spanjën po konsiderohen sot si vatrat kryesore të epidemisë. Ligjvënësit po përpiqen të shpejtojnë procesin e furnizimit të spitaleve me pajisjet e domosdoshme mjekësore për personelin që ka pasur mungesa maskash e mjetesh të tjera mbrojtëse si dhe aparaturash për pacientët.

Por masat e rrepta për të ndalur përhapjen e virusit në komunitet i kanë dhënë një goditje të rëndë ekonomisë amerikane. Në përgjigje të nevojave të bizneseve dhe individëve, Senati miratoi një ditë më parë një paketë stimulimesh prej 2 trilionë dollarësh për t’u ofruar kredi bizneseve, si dhe asistencë sociale punonjësve dhe familjeve amerikane.

të fundit

Thellohet skandali/ Cara: 74 cm e zhytur nën tokë dhe 3 miliardë euro në ajër, ‘Durrës Marina’ në prag katastrofe

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara ka deklaruar ditën e sotme se projekti “Durrës Marina” përbën një aferë të rëndë…

22 minutes ago

Trump-Xi dakordohen që Ngushtica e Hormuzit ‘duhet të mbetet e hapur’, Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore – thotë Shtëpia e Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, bien dakord që Ngushtica e Hormuzit “duhet të…

23 minutes ago

“Kisha frikë t’ua tregoja prindërve”/ Kylie Jenner rrëfen panikun e shtatzënisë në moshën 19-vjeçare

Kylie Jenner u panikua kur zbuloi se do të bëhej nënë në moshën 19 vjeç, pasi kishte shumë frikë se…

35 minutes ago

Ambasadori i BE vizitë në Gjykatën e Posaçme, Gonzato takohet me kryetarin Erjon Bani

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka qenë sot (13 maj) për një vizitë në ambientet e Gjykatës së Posaçme.…

54 minutes ago

I kanë mbetur edhe disa muaj burg për të vuajtur për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO-së rikthen në qeli ish-ministrin Lefter Koka

Apeli i GJKKO-së këtë të enjte ka marrë vendimin për ish-ministrin Lefter Koka në lidhje me çështjen e inceneratorit të…

57 minutes ago

Manja replika në Kuvend me Peleshin: Ndjesa pa mikrofon vlen më shumë se cinizmi yt, të ula gradat…

Nuk kanë munguar sërish replikat mes ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, pas një ndërprerjeje…

2 hours ago