Profesori i shkencës së tokës, Prof. Dr.Naci Gorur, i cili parashikoi tre muaj përpara tërmetin që goditi më 24 janar pjesën lindore të Turqisë, ka bërë të tjera parashikime, shruajnë mediat vendase.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, eksperti i qëndron idesë se vendi do të goditet nga një tjetër tërmet, më i fortë, dhe që epiqendrën pritet ta ketë në detin Marmara, më saktë në degën Kumburgaz.
None found
Sipas Gorur, tërmeti do të jetë me një magnitudë të paktën 7.2 të shkallës rihter.
Profesori e ndan Turqinë në dy zona me aktivitet të lartë sizmik, zona sipas tij, ku nuk duhej dhe duhet lejuar ndërtimi: NAF) dhe (EAF)
“Zonat e banuara përgjatë këtyre gabimeve i nënshtrohen herë pas here tërmeteve të mëdha. KAF ka prodhuar një numër të madh të tërmeteve në shekullin e 20-të dhe ka lëshuar energjinë e tij”, shprehet eksperti.
“TANI OBJEKTIVI ËSHTË DETI MARMARA”
“Nëse i kushtoni vëmendje vendndodhjeve të tërmeteve, zinxhiri i tërmetit 1939-1999 filloi nga lindja dhe rrëshqiti në perëndim duke u ndalur në dyert e Stambollit.
KAF bart tërmete të forta nga lindja në perëndim. Tërmeti i fundit ishte në Gölcük, tani shënjestra është Deti Marmara. Me tërmetet e Golcuk dhe Duzce, koreja e tokës nën Marmara është e mbingarkuar”, shprehet eksperti.
Që prej 1999 koreja e tokës vijon të thyhet. Meqënëse në 20 vjet nuk ka patur dëmtime, atëherë periudha e 10-vjeçarit të fundit rrit me 50% shanset për tërmet. Ai do të jetë në Marmara e do të jetë të paktën 7.2”, shkruan Naci Gorur
Analisti politik Lulzim Peci ka vlerësuar se Kosova duhet të zhvillojë bisedime të thelluara me shtetet që sponsorizuan themelimin e…
Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin e sezonit të ngrohjes 2026/2027,…
Në ambientet e Kuvendit, me fillim nga ora 09:30, do të mblidhet Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve…
Egnatia - Midtjylland Sonte prej orës 18:45, Egnatia do të nisë rrugëtimin historik në Kupat e Europës, konkretisht në Conference…
Më 17 nëntor, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin aktgjykimin në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës,…
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, shënoi dy herë në ndeshjen në shtëpi kundër Paris Saint-Germain në raundin e dytë…