Categories: Uncategorized

Meghan Markle nënshkruan kontratë me Disney, por s’është ashtu si duket (FOTO LAJM)

Pasi Harry dhe Meghan njoftuan se do të tërhiqen nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore dhe se do të punojnë për të qenë të pavarur financiarisht, të gjithë u bënë kureshtarë për hapin e radhës së çiftit.

Sot, u zbulua se Meghan ka nënshkruar një kontratë me Disney për të dubluar një ose disa projekte të tyret. Por dukesha s’do të fitojë asgjë nga ky bashkëpunim. Gjithë fitimet do të shkojnë për Elephants Ëithout Borders, një organizatë që gjurmon dhe mbron kafshët nga gjuetia.

Të lidhura

None found

Kontrata e Meghan u përfol gjatë bisedave të tensionuara të familjes mbretërore mbajtur pak para Krishtlindjes. Çifti u akuzua nga anëtarë të tjerë se ka “nënshkruar kontrata me firma të tjera, përfshirë Disney.” Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë se Meghan apo Harry kanë rënë dakord për bashkëpunime komerciale nga të cilat përfitojnë ata vetë; ata nuk fusin asgjë në xhep nga punët e shumta me natyrë filantropike që bëjne.

Momentalisht, Duka dhe Dukesha e Sussex nuk fitojnë të ardhura nga punët që bëjnë, pasi u ndalohet me ligj; të paktën sipas strukturës së tanishme. Në faqen e tyre të re, Sussexroyal.com, çifti shkruan se “e vlerësojnë mundësinë e të fituarit të të ardhurave të tyre,” gjë që do ta bëjnë kur të jenë të pavarur financiarisht.

“Kjo strukturë ka precedentë dhe aplikohet për anëtarë të tanishëm të familjes mbretërore që mbështesin monarkinë dhe kanë punë të jashtme me kohë të plotë,” shkruhet në faqe.

Për shembull, Princesha Beatrice apo Princesha Eugenie kanë punë tradicionale që u sjellin të ardhura. Pikërisht këtë kanë në plan edhe Harry dhe Meghan.

Pas tranzicionit, ata nuk do të pranojnë më para nga Granti Sovran, që financohet nga taksapaguesit. Ky fond mbulon vetëm 5% të shpenzimeve dhe s’është përdorur kurrë për blerje personale, theksojnë ata në faqen e tyre. Shumica e të ardhurave të tyre vjen nga Duchy of Cornëall, një pronë private e Princ Charles. Deri më tani, nuk është lënë të kuptohet se edhe këto fonde do të priten.

Burimi: The Times

të fundit

Italy, 70-year-old sentenced to life in prison for killing his wife with two bullets in the street

Një 70-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm në Itali, pasi vrau bashkëshorten e tij me dy të shtëna me…

4 minutes ago

Rama announces creation of Ministry of Public Administration, reveals its head: Let’s broaden the range of duties and ambitions

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike. Gjatë fjalës së tij,…

4 minutes ago

Meeks: Kosova duhet të mbajë marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara

Kongresisti amerikan, Gregory Meeks, vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të forta me SHBA-në dhe mbështetjen për integrimin…

5 minutes ago

ZRRE jep dritën jeshile për licencat e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar sot me katër vota për dhe asnjë kundër, aplikacionet e Korporatës Energjetike…

5 minutes ago

Zulfaj asks Budapest to support Kosovo’s EU candidacy

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, po qëndron për vizitë në Budapest, ku ka kërkuar mbështetjen aktive të…

6 minutes ago

Maqedonci: Kosovo and Germany deepen strategic partnership in security and defense

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur të premten në takim Christoph Israng, drejtor i Departamentit për Evropën…

6 minutes ago