Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka votuar unanimisht, me katër vota pro dhe asnjë kundër, miratimin e aplikimeve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për licencimin e prodhimit të energjisë elektrike në termocentralet Kosova A dhe Kosova B.
None found
Propozimet për të dyja licencat u prezantuan gjatë mbledhjes nga Ymerdin Misin, ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës Ligjore në ZRRE, i cili paraqiti dokumentacionin dhe kriteret përkatëse.
Për TC Kosova A, Misin sqaroi se licenca paraprake e KEK-ut për prodhimin e energjisë elektrike ishte e vlefshme deri më 4 tetor 2026. Sipas tij, kërkesa për licencë të re është dorëzuar më 28 prill të këtij viti.
Ai bëri të ditur se KEK SHA është licencuar për herë të parë për prodhimin e energjisë elektrike nga TC Kosova A më 4 tetor 2006, ndërsa licenca është ndryshuar dhe zgjatur disa herë gjatë viteve. Afati i fundit i vlefshmërisë së saj ishte deri më 04 tetor 2026.
Aplikimi i dorëzuar më 28 prill 2026 është regjistruar në ZRRE me numrin 392/26. Meqë kërkesa nuk ishte paraqitur të paktën gjashtë muaj para përfundimit të licencës ekzistuese, ajo është shqyrtuar si aplikim për licencë të re.
Pas vlerësimit të kërkesës dhe dokumenteve të administruara, Misin i ka rekomanduar bordit të ZRRE-së që KEK-ut t’i lëshohet licenca për prodhimin e energjisë elektrike në TC Kosova A, duke respektuar periudhën e përcaktuar në vendimin e Ministrisë së Mjedisit.
Licenca për TC Kosova A është propozuar të vlejë nga 9 tetor 2026 deri në datën e lëshimit të vendimit të Ministrisë së Mjedisit, në kuadër të periudhës dyvjeçare të parashikuar.
Sipas propozimit, KEK-u duhet t’i përcjellë ZRRE-së çdo dokument ose vendim të institucioneve kompetente që ndryshon të dhënat e paraqitura gjatë aplikimit apo që mund të ndikojë në kushtet e vlefshmërisë së licencës.
Po ashtu, ndër detyrimet e KEK-ut është edhe dorëzimi i planit për rezervat e lëndëve djegëse për TC Kosova A, në përputhje me nenin 8 të licencës, nenin 9 të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe Aktin Ligjor 07/2017 për nivelin e rezervave të lëndëve djegëse për prodhimin e energjisë elektrike.
Për TC Kosova B, propozimi i paraqitur në mbledhje parashikon lëshimin e licencës për bashkëprodhimin e energjisë elektrike dhe termike për periudhën nga 9 tetor 2026 deri më 17 gusht 2028.
Licenca për KEK ShA TC Kosova B është propozuar pas shqyrtimit të aplikimit, dokumentacionit të administruar dhe vendimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për periudhën dyvjeçare.
Edhe në këtë rast, KEK-u do të jetë i detyruar të dorëzojë në ZRRE çdo dokument ose vendim të institucioneve kompetente që ndryshon dokumentacionin e aplikimit ose që mund të ndikojë në kushtet dhe vlefshmërinë e licencës.
Gjithashtu, korporatës i është kërkuar të paraqesë një plan për rezervat e lëndëve djegëse edhe për TC Kosova B.
Përveç dy aplikimeve të KEK-ut për licencimin e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, në agjendën e mbledhjes së ZRRE-së ishin përfshirë edhe kërkesat për autorizim për vetëkonsum të paraqitura nga dhjetëra biznese dhe persona fizikë.
Nga e hëna, më 12 tetor, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” do të fillojë të funksionojë edhe…
Instituti i Gjeoshkencave informon se sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë,…
Ohri dhe Struga kanë humbur disa operatorë turistikë seriozë, të cilët për më shumë se dhjetë vjet sillnin grupe të…
Nga e hëna, më 12 tetor, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” do të fillojë të funksionojë edhe…
Erling Haaland dhe shokët e tij të skuadrës te Manchester City mund të humbasin një pasuri të konsiderueshme nëse zgjedhin…
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se gjatë javës së ardhshme do të ngrihet Ministria e Administratës Publike.Sipas tij, krijimi…