Categories: Uncategorized

Greqia gati të blejë avionët amerikanë F-35, tronditet Mesdheu

Greqia është e bindur tashme se përballë Turqisë mund të rezistojë vetëm përmes një programi të avancuar armatimi. Ashtu siç paralajmëroi edhe kryeministri grek dy javë më parë, programi synon të modernizojë marinën, forcat e këmbësorisë si edhe forcat ajrore, të cilat duhet të përballen me Turqinë në Egje.

Greqia planifikon blerjen e avionëve “Rafale” nga Francë, të cilëst i përkasin gjeneratës së katërt, por siç shkruan gazetari Vassilis Skoularakos, forcat ajrore greke nuk do të mjaftohen me kaq, shkruan albeu.com.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar burimeve nga forcat ajrore, gazetari shkruan se Greqia synon blerjen e avionëve të avancuar amerikan F-35 deri në vitin 2025, gjë e cila sipas tij do të balanconte në mënyrë afatgjatë forcat në Mesdhe.

“Ne nuk mund të mjaftohemi vetëm me avionët e gjeneratës së katërt Rafale. Jemi në një një rrugë me vetëm një drejtim dhe Greqia nuk ka rrugë tjetër vetëm se të blejë avionë të gjeneratës së pestë. Bëhet fjalë për avionët F-35, të cilët do të blihen në vitet 2024-2025”, shkruan gazetari duke iu referuar burimeve ushtarake.

Krahas avionëve “Rafale”, Greqia synon të blejë edhe katër fregata të avancuara në vitet në vijim me qëllim modernizimin e marinës përballë Turqisë, e cila ka investuar ndjeshëm në këtë drejtim gjatë viteve të fundit.

Pritet të shihet se cila do të jetë përgjigja turke përballë armatimit të Greqisë. Turqia ka blerë tashmë sistemet e avancuara anti-ajrore të Rurisë, raketat S-400, por që nuk i ka futur në përdorim pas presionit të NATO-s. /albeu.com

të fundit

SHBA-Bosnje e Hercegovinë në Kaliforni, publikohen formacionet zyrtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bosnje e Hercegovina do të përballen sonte në kuadër të 1/16 së finales së…

54 minutes ago

VIDEO/ Belgjika përmbys Senegalin në minutën e 125-të dhe siguron biletën për në 1/8 e finales

Përfaqësuesja e Belgjikës është kualifikuar në 1/8 e finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Senegalin me rezultat 3:2 pas…

1 hour ago

Tensione te Belgjika, Trossard dhe Tielemans përplasen gjatë sfidës

Leandro Trossard u përfshi në një përplasje të ashpër me bashkëlojtarin e tij gjatë ndeshjes së Belgjikës ndaj Senegalit në…

2 hours ago

Berisha renews the PD leadership, leaving out some of the figures who supported him in the Re-establishment

Sali Berisha ka vendosur të mos rikandidojë më shumë se gjysmën e 17 anëtarëve të zgjedhur që kanë qenë pjesë…

2 hours ago

The 32nd protest ends, citizens demand Rama’s departure: Albania calls for revolution

Është mbyllur protesta e 32-të masive e qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë…

2 hours ago

Dissatisfaction in the vote for the head of the Democratic Party’s National Council, members react with notes on the ballot papers

Gjatë votimit të zhvilluar sot për zgjedhjen e kreut të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mes anëtarëve demokratë është vënë…

2 hours ago