Categories: Uncategorized

E shqetësuar për shëndetin e tij, Mbretëresha i çon mesazh të fejuarës së Boris Johnson

Mbretëresha dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore britanike kanë dërguar mesazhe mbështetjeje për Boris Johnson për një “shërim të plotë dhe të shpejtë”, ndërsa ai lufton sot me koronavirusin në kujdesin intensiv.

Mbretëresha tha se urimet e saj ishin gjithashtu për të fejuarën shtatzanë të Kryeministrit, Carrie Symonds dhe familjen e tij, të cilët nuk janë në gjendje ta vizitojnë atë në Spitalin “St Thomas” në Londrën qendrore, shkruan “Daily Mail“.

Të lidhura

None found

Kjo ishte hera e tretë në më pak se 72 orë që Mbretëresha bën një deklaratë publike në lidhje me krizën e koronavirusit, pasi numri i vdekjeve u rrit me një rekord prej 854 vetash në një ditë.

“Buckingham Palace” tha në një deklaratë këtë pasdite: “Më herët Mbretëresha i dërgoi një mesazh Carrie Symonds dhe familjes Johnson. Madhëria e saj tha që ata ishin në mendimet e saj dhe se ajo i uroi Kryeministrit një shërim të plotë dhe të shpejtë”.

Në mesazhet e publikuara në të njëjtën kohë, Princi Charles dhe Camilla, si dhe Princi William dhe Kate Middleton, gjithashtu i dërguan mesazhe Kryeministrit ku i uronin më të mirat.

Mbretëresha i dha një mesazh shprese kombit të dielën në mbrëmje, pak më shumë se një orë përpara se “Downing Street” të njoftonte se Johnson ishte shtruar në spital.

Ajo paralajmëroi vendin se “mund të ketë akoma më shumë për të duruar”. Por ajo tha se nëse “mbetemi të bashkuar dhe të vendosur” përballë shpërthimit të koronavirusit “ne do ta kapërcejmë atë”.

Më parë të martën, Mbretëresha vlerësoi “përkushtimin ndaj shërbimit” të infermierëve, mamive dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë gjatë shpërthimit të koronavirusit, në një mesazh për të shënuar Ditën Botërore të Shëndetit.

Ajo falënderoi profesionistët e kujdesit shëndetësor për “përkushtimin vetëmohues kur ndërmerrni role thelbësore të rëndësishme për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve në të gjithë botën”.

të fundit

VIDEO/ Zjarri përfshiu banesën 3-katëshe, shpëton mrekullisht nëna dhe tre fëmijët në Turqi

Një shtëpi 3 katëshe u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi në në lagjen Uzunkum të Sapanca në Turqi. Zjarri u…

7 hours ago

VIDEO/ “Përgjaket” supersfida Elbasani-Egnatia, përplasje të forta mes tifozërive, ndërhyn policia

Fundi i ndeshjes në “Air Albania” mes Egnatias dhe Elbasanit, i përfunduar 4-0 për rrogozhinasit, ka sjellë tension. Së fundmi…

7 hours ago

Sulmet izraelite në jug të Libanit, të paktën pesë të vrarë, mes viktimave edhe fëmijë

Të paktën pesë persona janë vrarë, përfshirë dy fëmijë në Libanin jugor, pas sulmeve izraelite. Sulmet kanë vijuar pavarësisht zgjatjes…

7 hours ago

Humbi gjymtyrët në luftë/ “Kush është mëkati im?”, rrëfimi prekës i 13-vjeçarit nga Palestina

13-vjeçari Akram al-Fayoumi, i cili humbi krahun e majtë dhe këmbën e djathtë në një sulm izraelit në Gaza, po…

9 hours ago

Me tren në vitin 2027. Rijetëzohet hekurudha e vjetër Tiranë-Durrës, kushte moderne dhe shpejtësi 120 km/h

Këtu ku sot dëgjohet vetëm zhurma e makinave dhe ritmi i qytetit, shumë vite më parë dëgjohej një tjetër tingull,…

9 hours ago

Ekspert serb për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë ndërkombëtarëve, avokatët kundër: Duhen gjyqtarë

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar…

9 hours ago