Categories: Uncategorized

Bimë rozë dhe deti gri, njihuni me ishullin e rrallë me fenomene të veçanta (FOTO LAJM)

Në lentet e fotografes Sanne De Wilde, Pingelap, një ishull i vogël koralor në oqeanin Paqësor, asgjë nuk është ashtu siç duket. Fotografitë e saj përshkruajnë një parajsë tropikale ku bimësia e xhunglës është rozë e lehtë, deti gri dhe banorët vendas e shohin njëri-tjetrin në ngjyra bardhë e zi. Fotografja belge sjell botën jo ashtu siç e sheh ajo – por ashtu si e imagjinojnë banorët e ishullit.

Pingelap është shtëpia e një numri të madh njerëzish që nuk mund të dallojnë dot ngjyrat. Akromatopsia (pamundësia për të dalluar ngjyrat) është e përhapur në rreth 1 në 30,000 njerëz në botë, ndërkohë që në Pingelap besohet se rreth 4%-10% e banorëve nuk dallojnë dot ngjyrat.

Të lidhura

None found

Mendohet se përhapja e gjerë lidhet me një mbret të shekullit XVIII, i cili pasi i mbijetoi një cunami katastrofik, dëshironte të ripopullonte Pingelap duke pasur shumë fëmjë. Por shumë nga pasardhësit e tij trashëguan genin e rrallë që shkakton akromatopsinë, e cila trashëgohet tashmë brez pas brezi.

Për ta ngjyra është thjesht një fjalë. E magjepsur nga mënyra si gjenetika i formëson njerëzit dhe komunitetet, De Wilde i ka botuar fotot në një libër të quajtur “The Island of the Colorblind”. Ajo përpiqet ta shohë botën përmes syve të banorëve duke edituar tonet e ngjyrave. Banorët pretendojnë se shohin më së shumti ngjyrën e kuqe, kështu që De Wilde editoi të kuqen. Të tjerët thanë se jeshilja është ngjyra e preferuar, megjithëse kjo është një nga nuancat që njerëzit me këtë çrregullim shohin më pak.

“Nuk ishte e lehtë të arrja në Pingelap,” tha De Wilde. “Ishte një pikë e vogël në oqeanin Paqësor. Një pikë e vogël në një blu të madhe.” Pasi mbërriti, ajo zbuloi se në ishull nuk kishte dyqane dhe restorante. Njerëzit mbijetojnë duke ngrënë arra kokosi dhe peshq.

“Njerëzit me akromatopsi janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj dritës, gjë që i pengon sepse jetojnë në një ishull tropikal me shumë diell. Ata e kanë të vështirë t’i mbajnë sytë hapur kur janë jashtë. Nuk e shohin fare ngjyrën. Kjo është arsyeja që çdo gjë i duket në hijet e grisë – diçka mes të zezës dhe të bardhës. Unë nuk ndryshova asnjë ngjyrë, por i ndryshoi kamera me infra të kuqe. Imazhet i konvertova në bardhë e zi dhe i editova me photoshop.”

të fundit

Ngushtica e Hormuzit do të hapet për të gjitha anijet 30 ditë pas marrëveshjes SHBA-Iran, në fillim Teherani do kryejë çmimin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po diskutojnë një plan për të hapur Ngushticën e Hormuzit rreth 30 ditë pasi arritën…

6 minutes ago

“Referendumi ishte madhështor”, Berisha: Rama, fundin e ke të shpejtë! Nesër në raportin e IBAR gjen Lubi Ballukun

Kryetari i rikonfirmuar në detyrë pas zgjedhjeve të 23 majit në krye të PD-së, Sali Berisha, teksa falënderoi nga podiumi…

27 minutes ago

Aksident i rëndë në Tiranë, dy automjete përplasen “kokë më kokë”! Mbetet e lënduar një grua shtatzënë dhe disa fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Vaqarrit, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete…

34 minutes ago

Komandanti i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit pretendon se Teherani është “më i fortë sot sesa në fillim të luftës”

Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit për Teheranin e Madh, pretendoi se Teherani është më i…

50 minutes ago

Rreth 4 orë në prokurori/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas 3 orësh e 45 minutash. Karçanaj është parë…

1 hour ago

PD mblidhet të mërkurën, priten vendime të rëndësishme

Partia Demokratike pritet të mbledhë këtë të mërkurë Kryesinë e saj, në prag të Kuvendit Kombëtar që do të zhvillohet…

1 hour ago