Miriam Margolyes, aktorja angleze e njohur për rolin e saj si Profesor Sprout në produktin kinematografik “Harry Potter” ka shokuar me një deklaratë të sajën sa i takon Covid-19 dhe saktesisht kryeministrit Boris Johson.
Teksa gjendej e futar në emisionin “The Last Leg”, artistja rrëfeu se një pjesë e saj do të dëshironte ta shihte kryeministrin Boris Johnson teksa humbte jetën nga koronavirusi.
None found
“E kam patur të vështirë që të mos dëshiroja vdekjen e Boris Johnson-it. Doja që ai të vdiste”, tha Margolyes.
Më tej shtoi:
“Por mendova se do të reflektojë keq për mua dhe nuk dua të jem ai lloj personi që dëshiron që njerëzit të vdesin. Kështu që unë dëshirova që ai të përmirësohej, gjë që ai e bëri, u bë më mirë. Por nuk u bë më i mirë si qenie njerëzore. Dhe do ta preferoja me të vërtetë edhe këtë ndryshim”, shtoi Margolyes shkruan tch.
Boris Johnson rezultoi pozitiv me koronavirus në 26 mars, ndërsa për rreth 1 javë u shtrua në spital, ku 3 ditë i kaloi në kujdesin intensiv. Tashmë ai është shëruar dhe i është kthyer punës në krye të qeverisë britanike.
Maqedonia pret që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të respektojnë standardet më të larta të sundimit të ligjit dhe e…
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka folur për zgjedhjet në Bërvenicë të cilat do të mbahen më 1 nëntor dhe…
Togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, nuk ka pranuar të prononcohet për audioincizimet e publikuara nga biseda…
Në Prishtinë po mbahet konferenca ndërkombëtare “Zbatimi i marrëveshjes Kosovë–Danimarkë për transferimin e të burgosurve në Kosovë: sfidat ligjore, të…
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dronë rusë që…
Një ditë pas transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e sigurisë së lartë në Fier, në…