Categories: Uncategorized

A mund të shtyhen zgjedhjet në SHBA dhe si shkon procesi i zgjedhjeve atje?

Dita e zgjedhjeve në SHBA është e përcaktuar me ligjin amerikan, dhe është gjithmonë e martja e parë e muajit nëntor. Këtë vit ato do të mbahen më 3 nëntor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa javë para 3 nëntorit, shumë njerëz në SHBA votojnë më herët me postë, dhe tani më shumë se kurrë pritet të aplikojnë këtë metodë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Të lidhura

None found

Zgjedhjet presidenciale në SHBA fillojnë me një proces parësor nga partitë kryesore politike në vend; Republikanët si dhe Demokratët të cilët zgjedhin kandidatët e tyre.

Në SHBA do të zhvillohen edhe zgjedhje të tjera në të njëjtën kohë me garën presidenciale.

Votuesit do të zgjedhin 465 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të cilët do të jenë në detyrë për dy vjet. Votuesit në disa shtete do të votojnë gjithashtu senatorët amerikanë, të cilët do të jenë në mandate për gjashtë vjet. Partia që kontrollon dy shtëpitë e Kongresit posedon fuqi në Washington, kështu që ato janë të rëndësishme.

Kur përfundojnë zgjedhjet në SHBA?

Zgjedhjet përfundojnë më 3 nëntor. Përgjigjja më e mirë, ato përfundojnë pas numërimit të votave.

Duke marrë parasysh votimin këtë vit gjatë pandemisë, fituesi i zgjedhjeve mund vonojë të shpallet më shumë se një ditë, dhe asnjëra palë nuk do të pranojë humbjen derisa rezultatet të jenë plotësisht të sigurta.

Rezultatet mund të zgjasin me ditë ose edhe javë të tëra, pasi vendet të kenë vërtetuar numërimin.

Në vitin 2000, fituesi nuk ishte i plotësisht i qartë për më shumë se një muaj.

Pse zgjedhjet në SHBA mbahen të martën e parë të muajit nëntor?

Nuk gjendet në Kushtetutë, mirëpo për shkak të çështjeve ligjore, Kongresi e vendosi datën në vitin 1845.

A mund të shtyhen zgjedhjet?

Për shkak të pandemisë, shtyerja e zgjedhjeve do të duhej së pari të aprovohej në Kongres dhe të dekretohet nga presidenti i vendit. Kjo gjë, së paku deri më tani, nuk parashihet të ndodhë.

Kush ka të drejtë vote?

Amandamenti i 26-të thotë se çdo person nga mosha 18 vjeçare e lartë, ka të drejtë vote.

Së pari, votuesit nuk zgjedhin drejtpërdrejt presidentin. Kjo u miratua nga Kolegji Zgjedhor i cili përfshin përfaqësues nga secili shtet që voton sipas rezultatit të votave të popullit. Kështu, qytetarët e rregullt shkojnë në votime për të vendosur se kush do të marrë votat elektorale të shteteve të tyre.

Rregullat janë të ndryshme në secilin shtet, e madje mund të ndryshojnë brenda shteteve.

Është bërë e dukshme që viteve të fundit, një sërë ligjesh të reja të shtetit kanë kërkuar ta bëjnë më të vështirë votimin.

Mbrojtësit e ligjeve kanë përmendur edhe shqetësimet rreth mashtrimit, megjithëse studimet zbulojnë se mashtrimi ndodh shumë rrallë. Ata kanë shtyrë kërkesat për ID në disa vende. Janë përpjekur të pastrojnë listat e votuesve. Kundërshtarët me këtë rast janë ankuar se këto kufizime janë një formë e shtypjes së votuesve.

Të burgosurit mund të votojnë në Vermont dhe Maine, por jo edhe diku tjetër.

Çfarë ka në fletëvotim?

Shumica e amerikanëve votojnë për presidentin dhe Kongresin, por fletëvotimet e nëntorit do të përfshijnë gjithashtu edhe zgjedhjet shtetërore dhe lokale, kështu që ato do të ndryshojnë nga qyteti në qytet dhe shteti në shtet.

Secili person që voton në një shtet amerikan mund të votojë edhe për president. Por opsionet do të jenë të ndryshme në varësi të shtetit. Biden dhe Trump do të jenë në çdo fletëvotim, por do të ketë mundësi të tjera partish më të vogla që ndryshojnë, në varësi të rregullave të një shteti.

Të gjithë njerëzit që votojnë në një shtet amerikan do të votojnë gjithashtu për një anëtar të Kongresit, me disa përjashtime.

Disa shtete do të zgjedhin guvernatorët këtë vit. Shumica e fletëve të votimit gjithashtu do të kenë një kombinim të garës shtetërore dhe lokale.

Kur shpallen rezultatet e zgjedhjeve?

Zyrtarët e zgjedhjeve zakonisht fillojnë të numërojnë dhe raportojnë rezultatet, pasi sondazhet të jenë mbyllur në zonën e tyre.

Disa organizata të lajmeve bazohen në rezultatet fillestare, në sondazhet e Exit Poll-it, dhe të dhënat e tjera ekzistuese në natën e zgjedhjeve.

Amerikanët e dinë në ditën e zgjedhjeve se kush e fiton pozitën e presidentit. Por procesi zyrtar i zgjedhjes së një presidenti vazhdon me muaj, dhe fituesi nuk shpallet teknikisht të paktën deri më 6 janar.

A mund të përfundojnë zgjedhjet me një rezultat të barabartë?

Rezultati nuk mund të përfundojë i barabartë, pasi përfundimisht do të zgjidhet vetëm njëri nga kandidatët për president.

Kur zhvendoset presidenti në Shtëpinë e Bardhë?

Pas rezultateve, presidenti vendoset në zyrë më 20 janar të vitit 2021.

të fundit

Mickoski: Rikonstruimi i Qeverisë së RMV-së pritet të mbyllet në nëntor, pozicionet e VLEN-it mbeten të pandryshuara

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se zgjedhjet në Bërvenicë nuk ndikojnë në marrëveshjen me koalicionin VLEN për pozicionet në degën ekzekutive.…

3 minutes ago

IQMT kontrollon tregtinë online, gjobit kompani postare dhe individë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar 70 inspektime ndaj kompanive të shërbimeve postare që bëjnë bartjen dhe…

19 minutes ago

Një muaj paraburgim për katër të mitur të dyshuar për vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një…

19 minutes ago

Foda vlerëson tri prurjet e Kosovës dhe vendimin e Lutfi Dalipit

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur për tri prurjet e reja në Kombëtare, Lindrit Kamberin, Enis Rexhepin dhe Bleon…

24 minutes ago

Reforma zgjedhore, Berisha thirrje partive opozitare për bashkim: Interesi i përbashkët para atij të PD-së, mbështesim listat e hapura

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur Grupin Parlamentar të PD-së, ku në fokus të diskutimeve është reforma zgjedhore…

24 minutes ago

Kostadinovski: The Constitutional Court must withstand pressure and keep politics within the law

Detyra jonë është t'u rezistojmë presioneve politike dhe ta mbajmë politikën brenda kornizës së ligjit, tha sot në Ohër Kryetari…

25 minutes ago