Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka kryer 70 kontrolle te kompanitë postare që transportojnë dhe shpërndajnë produkte të porositura në platformat online.
Pas këtyre kontrolleve, tri kompani postare janë gjobitur me një shumë të përgjithshme prej 9,000 eurosh. Ato kishin refuzuar të jepnin të dhëna për bizneset ose personat fizikë prej të cilëve kishin marrë produktet që dërgonin te konsumatorët.
None found
Kontrollet në rrjetet sociale dhe në platformat e shitjes online kanë nxjerrë në pah edhe dy persona fizikë që kryenin aktivitet tregtar pa biznes të regjistruar. Secili prej tyre është gjobitur dhe është detyruar ta regjistrojë biznesin brenda afatit të caktuar nga inspektorët.
Që prej nisjes së veprimtarisë inspektuese, mbi 100 biznese janë formalizuar duke u regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).
IQMT ka nisur gjithashtu kontrollet e ofertave dhe uljeve të çmimeve që bizneset reklamojnë për Black Friday, si pjesë e mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet verifikimit nëse çmimet e reklamuara me zbritje përputhen me çmimet reale me të cilat u shiten konsumatorëve produktet dhe shërbimet.
Nëse çmimi i paraqitur si ofertë ndryshon nga ai që i ofrohet konsumatorit në çastin e blerjes, kjo do të trajtohet si praktikë tregtare e padrejtë dhe mashtruese. Në këto raste, sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, ndaj bizneseve përgjegjëse do të merren masat përkatëse dhe do të vendosen gjoba.
Mbikëqyrja e tregtisë online do të vijojë edhe në periudhën e ardhshme. Kontrollet e bizneseve që veprojnë në platformat online janë bërë tashmë pjesë e planit të rregullt të punës së IQMT-së.
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një…
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur për tri prurjet e reja në Kombëtare, Lindrit Kamberin, Enis Rexhepin dhe Bleon…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur Grupin Parlamentar të PD-së, ku në fokus të diskutimeve është reforma zgjedhore…
Detyra jonë është t'u rezistojmë presioneve politike dhe ta mbajmë politikën brenda kornizës së ligjit, tha sot në Ohër Kryetari…
Deputeti i Lidhjes Shqiptare Elmi Aziri, në një postim në Facebook ka shkruar se në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës…
Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti sot ka kritikuar BDI-në në lidhje me keqpërdorimin e Badenterit. Mexhiti në profilin…