Gjykata Themelore në Gjilan ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit dhe ka caktuar nga një muaj paraburgim për të miturit E. R.(1), E. R.(2), E. S. dhe E. Sh., të dyshuar për veprën penale të vrasjes në tentativë.
Sipas kërkesës së prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 11.11.2026, rreth orës 10:25, në rrugën “Mësuesit e viteve të 90-ta” në Gjilan. Pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme mes E. R.(1) dhe L. U., të miturit dyshohet se kanë vepruar së bashku, me dashje për t’u marrë jetën të dëmtuarve L. U. dhe A. Sh., duke i goditur ata.
None found
Në njoftim thuhet se E. Sh. e ka goditur A. Sh. një herë me thikë në anën e djathtë të kraharorit, ndërsa L. U. dy herë në shpinë, pranë boshtit kurrizor. Thika përshkruhet si mjet i përshtatshëm për të shkaktuar lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit. Të dëmtuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit. Për shkak të gjendjes tejet të rënduar shëndetësore, i dëmtuari L. është transferuar në QKUK në Prishtinë. Sipas njoftimit, të miturit E. S. dhe E. Sh.(2) janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Prokuroria dyshon se me këto veprime të miturit kanë kryer veprën penale të vrasjes në tentativë, të sanksionuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për paraburgim dhe se masat e tjera alternative nuk do të mjaftonin për zhvillimin me sukses të procedurës penale.
Palët mund ta ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar 70 inspektime ndaj kompanive të shërbimeve postare që bëjnë bartjen dhe…
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur për tri prurjet e reja në Kombëtare, Lindrit Kamberin, Enis Rexhepin dhe Bleon…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur Grupin Parlamentar të PD-së, ku në fokus të diskutimeve është reforma zgjedhore…
Detyra jonë është t'u rezistojmë presioneve politike dhe ta mbajmë politikën brenda kornizës së ligjit, tha sot në Ohër Kryetari…
Deputeti i Lidhjes Shqiptare Elmi Aziri, në një postim në Facebook ka shkruar se në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës…
Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti sot ka kritikuar BDI-në në lidhje me keqpërdorimin e Badenterit. Mexhiti në profilin…