Numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga COVID-19 në botë ka arritur në mbi 1 milion, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Numri i të infektuarve në gjithë botën është më shumë se 33 milion.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres duke shprehur dëshpërimin për këtë shifër, i bëri thirrje botës që ta kapërcejë sfidën që paraqet pandemia dhe të mësojë nga gabimet e fillimit të saj.
None found
“Duhet një udhëheqje e përgjegjshme. Duhet ndjekur shkenca, duhet bashkëpunim. Keqinformimi vret”, tha ai. Ndërsa pandemia arriti këtë shifër të zymtë, një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tha se ky numër mund të jetë edhe më i lartë.
“Shifrat e raportuara, ka mundësi që nuk përfaqësojnë realitetin e individëve të prekur nga COVID-19 apo që kanë vdekur prej tij”, tha krye-eksperti i OBSH-së për emergjenciat në një konferencë shtypi në Gjenevë.
Ka shenja në rritje se shumë vende janë në prag të një vale të dytë të pandemisë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara që është vendi me numrin më të lartë të rasteve, 7.1 milionë, përfshirë 205,000 të vdekur. Zyrtarët në Nju Jork, i cili në fillim të pandemisë në mars dhe prill, ishte epiqendra e saj në Shtetet e Bashkuara, po njofton për një rritje të mprehtë të rasteve në këtë qytet pas disa muajsh rënieje. VOA
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…