Categories: kosovë

Shiroka Pula priti ambasadorin belg Dusaucy, në fokus perspektiva euroatlantike e Kosovës

Ambasadori i Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, u prit në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Gjatë bisedës, Shiroka Pula falënderoi Belgjikën për përkrahjen e pandërprerë që i ka dhënë Kosovës.

Të lidhura

None found

Një ndër temat e takimit ishte edhe e ardhmja euroatlantike e vendit. Presidentja theksoi sërish se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO janë qëllime strategjike të Kosovës, ndërsa vlerësoi mbështetjen e Belgjikës për integrimin evropian dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Marrëdhëniet e shkëlqyera politike e diplomatike u vlerësuan nga presidentja Shiroka Pula, e cila nënvizoi po ashtu rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në fusha si teknologjia informative, shërbimet digjitale, energjia e ripërtëritshme, infrastruktura, bujqësia, arsimi, kultura dhe turizmi. Sipas saj, Kosova ka mundësi të mira për investime dhe ajo shprehu gatishmërinë për të nxitur kontaktet ndërmjet bizneseve të të dy vendeve.

të fundit

Prishtina dhe Drenica nisin xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës

Me ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, do të hapet xhiro e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo përballje,…

3 minutes ago

Zbulohen detajet e skemës së fshehjes pas ekzekutimit për hakmarrje në “Kodrën e Diellit”/ Prokuroria kërkon 35 vite burg për autorin dhe dënime për katër persona…

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për shtetasin me inicialet V.K., të akuzuar për vrasjen me paramendim të…

5 minutes ago

Rifillon Superliga, derbi i xhiros në Suharekë

Pas një pushimi prej gati dy javësh shkaku i ndeshjeve të kombëtareve, këtë javë rikthehet në skenë Superliga e Kosovës…

5 minutes ago

Përplasje mes Pacollit dhe Gashit për krizën e deponisë në Pejë

Ministrja e Mjedisit Fitore Pacolli dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Arben Gashi kanë diskutuar në seancën e…

6 minutes ago

Guardiola: Klopp do ta kthejë Gjermaninë në elitën e futbollit botëror

Ish-trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka lavdëruar Jurgen Kloppin, duke e përshkruar gjermanin si një nga figurat më…

8 minutes ago

Real Madridi vlerëson me kujdes mundësinë e rikthimit të Nico Paz për edicionin 2027/28

Real Madridi po e shqyrton seriozisht mundësinë e rikthimit të Nico Pazit në “Santiago Bernabeu” për sezonin 2027/28, pasi mesfushori…

15 minutes ago