Categories: Uncategorized

OBSH: Sa do të arrijë numri i viktimave nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar nga një rritje masive e numrit të viktimave nga pandemia e Coronës. Në SHBA numri i të infektuarve me Corona kaloi ndërkohë në një milionësh tjetër.

Numri i dy milionë viktimave nga pandemia e Coronës është i papërfytyrueshëm, por „jo i pamundur”, deklaroi, Michael Ryan drejtor i ndihmës së emergjencës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH në Gjenevë. Madje kjo shifër pa një bashkëpunim ndërkombëtar është „me shumë gjasa.” Sipas Ryan një rritje e re masive e infektimeve është e mundur. Prandaj duhet të zbatohen me rigorozitet të gjitha masat kundër SARS-CoV-2. Higjiena, mbajtja e maskës, distanca, testimi, ndjekja e kontakteve, karantina.

Të lidhura

None found

“Atëherë kam frikë se, …”

„Çështja që shtrohet është: Jemi të gatshëm të veprojmë së bashku multilateralisht e globalisht, që ta kontrollojmë këtë virus në vend që ta kontrollojë fatin tonë? Nëse nuk e bëjmë këtë dhe nuk e zhvillojmë mënyrën, dimensionin dhe intensitetin e bashkëpunimit, atëherë kam frikë, se duhet të përgatitemi për një shifër të tillë, dhe për fat të keq ndoshta edhe një më të lartë”, tha Ryan. Sfida kryesore si më parë është zhvillimi i një vaksine të efektshme.

Aktualisht numri i viktimave në botë që kanë humbur jetën nga virusi Corona po i afrohet shifrës 1 milionë. Pritet që kjo të kalohet në javën që vjen.

SHBA në krye

Në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar ndërkohë më shumë se 7 milionë të infektuar, sipas Universitetit John Hopkins. Kjo është shifra absolutisht më e lartë, ndjekur nga India me 5,8 milionë raste dhe Brazili me 4,7 milionë të infektuar. Ndërkohë në të gjithë botën janë infektuar 32 milionë vetë, 283.000 në Gjermani. Edhe në Gjermani ka rritje të numrit të infektimeve.

Krahasimisht pandemia e Coronës është zhvilluar më lehtë në Afrikë deri më tani. Që ky kontinent deri më tani i ka shpëtuar rritjes së lartë të infektimeve mendohet, se lidhet me kushtet klimatike të tij dhe një dendësi të ulët popullsie në shumë rajone, ka bërë të ditur zyra e OBSH-së në Brazzaville. Një rol mund të luajë edhe mosha e ulët mesatare e popullsisë afrikane./DW/

të fundit

David Beckham ka siguruar miliona euro nga reklamat gjatë ndërprerjeve të hidratimit në Kupën e Botës 2026

Pushimet e hidratimit, një nga risitë më të diskutuara të Kupës së Botës 2026, po rezultojnë të jenë edhe një…

55 seconds ago

E mbijetuara amerikane rrëfen aksidentin në autostradë: U përmbysëm në vetëm pak çaste

Një shtetase amerikane, e cila i mbijetoi aksidentit tragjik të ndodhur këtë të martë në autostradë, ku humbën jetën dy…

4 minutes ago

Cara Delevingne konfirmon romancën me Amber Heard

Modelja e njohur Cara Delevingne ka konfirmuar për herë të parë se ajo dhe aktorja Amber Heard kanë pasur një…

10 minutes ago

U.S. Embassy in Pristina introduces SideRunner, the unmanned vehicle set to begin production in Kosovo

Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u prezantua sot zyrtarisht SideRunner, një automjet tokësor pa pilot…

12 minutes ago

Hoxha: Vučić’s statements on Radoičić show Serbia’s involvement in Banjska and should concern the international community

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të hënën se Milan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur…

12 minutes ago

Fire Near Kukës Airport, Flames Brought Under Control by Firefighters

Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në qytetin e Kukësit, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me livadhe…

12 minutes ago