Alfred Visha, i cili mbeti i plagosur pas shembjes së skelës në Gjermani, ndërroi jetë më 9 nëntor 2023, pas 10 ditësh në spital.
Si pasojë e shembjes së skelës humbën jetën edhe 4 shqiptarë të tjerë.
Sakaq, familja e Alfredit, i cili la pas gruan dhe tre fëmijë të mitur bën thirrje për ndihmë.
Përmes një llogarie në GoFundMe i kërkojnë çdo shqiptari të japin ndihmën e tyre për fëmijët dhe gruan e Alfredit.
“Alfred Visha ishte një shqiptar si ne të gjithë, që po mundohej të krijonte një të ardhme për fëmijët e tij 10, 7 dhe 3 vjec duke punuar në Gjermani.
Ëndrra e Alfred Vishës u ndërpre nga rrëzimi i skelës që i mori jetën.
Ky GoFundme është hapur për të ndihmuar familjen e Alfred Vishës, tre fëmijët e tij.
Dhimbjen që ne të gjithë ndjejmë për një njeri të punës me brenga dhe shpresa të njëjta me tonat, mund ta bashkëndajmë dhe të solidarizohemi.
Bëhu hero për një familje që vërtet ka nevojë dhe është në momentin e saj më të rëndë.
Çdo cent vlen!
Çdo fjalë e mirë vlen! https://gofund.me/25a837c5”
Gimbo nuk e ka mbushur ende javën që ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por qëllimet i…
Në një konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dha detaje nga vizita e tij në Strasburg, ku…
Një ngjarje tejet e rëndë dhe alarmuese ka përfshirë Elton Tozajn, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e tij dhe…
Këtë të enjte, i pandehuri Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj dy vite më…
Kristjan Asllani, është drejt firmës me Beshiktashin ku duket se po diskutohen detajet e fundit. Kështu për herë të parë,…
Kim Kardashian më në fund ka shpjeguar pse ajo dhe nëna e saj, Kris Jenner, fshinë në mënyrë të dyshimtë…