showbiz

Fshinë fotot krah Princit Harry dhe Meghan Markle? Kim shpjegon çfarë ndodhi

Kim Kardashian më në fund ka shpjeguar pse ajo dhe nëna e saj, Kris Jenner, fshinë në mënyrë të dyshimtë nga Instagrami fotot me Meghan Markle dhe Princin Harry në nëntor të vitit të kaluar.

Gjatë poskastit të “Khloé In Wonder Land”, ajo tha se e gjithë gjëja ishte bërë pa asnjë qëllim të keq nga ana e tyre.

Të lidhura

None found

“Na thanë që nuk kishte asnjë problem nëse i publikonim dhe pastaj, pasi u postuan, mendoj se ata u kujtuan që ishte ‘Dita e Përkujtimit’ dhe nuk donin të dukeshin sikur ishin në festë, edhe pse fotot tashmë ishin publikuar dhe më pas u hoqën,” kujtoi Kim.

Shpjegim: Dita e Përkujtimit (Remembrance Day) është një ditë përkujtimore në Britaninë e Madhe, ku nderohen ushtarët dhe anëtarët e forcave të armatosura që kanë humbur jetën në shërbim të vendit.

Bëhet fjalë për disa foto nga festa e datëlindjes së Kris Jenner dhe të dyja ato po zgjidhnin se cilat prej tyre do të postoheshin në Instagram, madje Kim u shpreh se ato kishin pyetur paraprakisht dhe pasi u dha leja i postuan.

Kim madje tha se Kris Jenner dhe Meghan Markle janë shoqe prej vitesh dhe nuk bëhej fjalë për asnjë dramë mes tyre.

Edhe pse shumë njerëz e keqkuptuan, Kim u përpoq ta trajtonte gjithë situatën me humor, duke thënë:

“Duhet të bëjmë një fushatë të plotë për Skims. Të postojmë një foto dhe pastaj ta fshijmë pas 30 minutash e të themi: ‘Oh, na falni, nuk kishim leje t’i postonim këto foto për fushatën.’”

Pas publikimit të fotove, nuk munguan reagimet ndaj jetës së re të Princit Harry, të cilat nuk ishin aspak pozitive.

Për disa kjo situatë tregonte edhe një herë se sa ishte larguar Princi nga familja mbretërore, ndërkohë që një burim brenda familjes tha për Page Six se paraqitja e tyre në atë festë ishte e pahijshme.

të fundit

Putin and Xi Jinping discuss a multipolar world order in China

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping zhvilluan një takim dyorësh në qytetin e Shenzhenit, në…

7 minutes ago

National protest against Rama and government today, demonstrators to gather outside Ministry of Education at 14:00

Ditën e sotme, një protestë kombëtare është paralajmëruar të zhvillohet në orën 14:00, ku qytetarë dhe mbështetës të opozitës pritet…

7 minutes ago

Trump travels to the Philippines and China with senior US officials; Elon Musk joins in Shenzhen

Presidenti amerikan Donald Trump po zhvillon vizitat e tij në Filipine dhe Kinë i shoqëruar nga një delegacion i gjerë…

8 minutes ago

Trump leaves the Philippines for China as Xi Jinping aims to showcase Beijing’s technological strength

Presidenti amerikan Donald Trump ka përfunduar vizitën në Filipine, ku u prit me ceremoni zyrtare dhe qilima të kuq, ndërsa…

8 minutes ago

Clashes escalate in the Middle East: Bahrain intercepts Iranian attacks, US strikes target in Iran

Tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, pasi një valë e re sulmesh u regjistrua në orët e…

8 minutes ago

Simeon Saxe-Coburg: Politicians should work toward North Macedonia’s EU accession and leave history to historians

Ish-kryeministri i Bullgarisë dhe trashëgimtari i fronit perandorak bullgar, Simeon Saxe-Coburg, për mosmarrëveshjen Maqedonia e Veriut-Bullgari thotë se shumë nga…

9 minutes ago