Në seancën plenare të mbajtur më 23 nëntor, Parlamenti Evropian miratoi rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të BE-së dhe në të u bëhej thirrje gjithashtu vendeve anëtare që të “shprehin rezerva të forta për çdo iniciativë rajonale të bashkëpunimit ekonomik që nuk përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk bazohet në rregullat e BE-së, siç është nisma e Ballkanit të Hapur”.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me këtë rezolutë.
“Partia e Lirisë mbështet miratimin e Strategjisë të re për Zgjerimin nga Parlamenti Europian. Ne vlerësojmë rezervat serioze ndaj nismave si Ballkani i Hapur, që siç e kemi theksuar prej kohësh nuk bazohet në rregullat e BE.
Vitalizimi i Procesit të Berlinit është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perendimor”, shkruan Meta/albeu.com