Categories: Uncategorized

Dhuruat karafila sot? Mësoni çfarë kuptimi ka secila ngjyrë

Karafili është lule e personave të lindur në janar, ndërsa emri formal i kësaj luleje është dianthus, gjë që në greqishte do të thotë lule qiellore

Karafili i kuq sigurisht që është simboli më i njohur i Ditës së Gruas. Kjo lule ka histori të gjatë prej dy mijë vjetësh dhe me vete bart mjaft kuptime, transmeton Telegrafi.

Të lidhura

None found

Ngjyra e karafilit

Karafili i kuq paraqet simbol të lëvizjes punëtore dhe shpesh është parë gjatë demonstratave në festën e punës. Duke pasur parasysh që është simbol i punëtorëve, ndërmarrjet ua kanë dhuruar punëtoreve të tyre për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Karafili ngjyrë të kuqe të shndritshme shënon adhurimin, ndërkaq e kuqja e errët dashurinë e thellë dhe përkushtimin.

Karafili i bardhë është simbol i lumturisë dhe i dashurisë, ndërsa ngjyrë vjollce simbolizon ekstravagancën. Në Francë karafili ngjyrë vjollce bartet kur shfaqet ngushëllimi.

Karafili i verdhë simbolizon përbuzjen, refuzimin apo zhgënjimin.

Sipas legjendës së krishterë, karafili është shfaqur kur Jezu Krishti për herë të parë ka bartur kryqin. Derisa Shën Maria ka qarë për shkak të mundimeve të tij janë shfaqur karafilat, andaj karafili ngjyrë vjollce është bërë simbol i dashurisë së nënës.

Lindja e zakoneve

Lidhja midis karafilit dhe Ditës së Nënave ka lindur në SHBA në vitin 1907 kur Anna Jarvis, gruaja e cila e ka themeluar këtë ditë, ka zgjedhur karafilin e bardhë si simbol të saj, sepse ajo ishte lule e adhuruar e nënës së saj.

Mirëmbajtja e karafilave

Karafili është bimë për të cilën supozohet që ka prejardhjen nga rajoni i Mediteranit, ndërsa kërcelli i gjelbër rritet edhe deri në 80 centimetra.

Karafili kërkon dhé të rrallë i cili është neutral apo pak i thartë dhe plot diell.

Ngjyra origjinale e kësaj luleje është vjollcë e shndritshme, mirëpo janë zhvilluar edhe lloje të tjera ndër të cilat e kuqja, e bardha, e verdha dhe e gjelbra.

të fundit

Video/ Students march toward the Ministry of Education: Resign

Edhe studentët po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit sot më 24 tetor, në protestën kombëtare kundër qeverisë. Drejt Ministrisë së…

16 seconds ago

Albanian Career & Business Summit UK 2026: Opportunities for employment, education and business development in Britain

Një nismë e re që synon të lidhë shqiptarët në Britani me mundësi punësimi, arsimimi dhe zhvillimi biznesi do të…

43 seconds ago

Ali Ahmeti calls on Albanians in the Valley: Take part in voting to strengthen representation in Serbia

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe vendbanimet e…

1 minute ago

DAP verifies income received from abroad during 2021

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka nisur kontrollet e të dhënave të siguruara nga bankat për paratë e pranuara…

2 minutes ago

Abdixhiku’s bid for another term at the helm of the LDK, Lushaku-Sadriu says the decision is his

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar kandidaturën e Përparim Ramës për kryetar…

3 minutes ago

Lutfi Haziri calls for uniting the vote behind one list on October 25

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkim rreth një qëllimi të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e rikthimit…

3 minutes ago