87-vjeçari humb kontaktet, familjarët kërkojnë ndihmë

Prej mëngjesit të së hënës, një 87-vjeçar, i identifikuar si Fari Halili, ka humbur kontaktet me familjarët në qytetin e Korçës.

 

Halili i ka humbur kontaktet, i cili ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

 

Familjarët thonë se 87-vjeçari vuan nga skleroza, ata kanë bërë edhe denoncim në polici ditën e djeshme.

 

Familjarët bëjnë thirrje për ndihmë, ndërsa bashkangjitur gjeni dhe një fotografi të 87-vjeçarit.


Shtuar 19.12.2023 10:33