Xhelal Mziu i njohur si demokrat i zjarrtë dhe si besuari I PD për 12 vite në Kamëz, ka habitur me deklaratën e fundit.
Mziu deklaroi se nuk do të jetë i pranishëm në Foltoren e ditës së nesërme që do të organizohet nga ish-kryeministri Sali Berisha në qytetin që ai ka drejtuar prej 12 vitesh.
“Takimi i nesërm do të jetë do të ketë pjesëmarrje e entuziazëm, është një zonë me shumicë bindje të djathtë, e për shkak origjinës dhe persekutimit që kanë pasur. Do të ketë pjesëmarrje, unë nuk do të jem pjesë e kësaj, nuk është se kam gjë me qytetarët e Kamzës, unë i quaj pjesë organike të jetës sime.
Jo se nuk kam ndonjë gjë me Sali Berishën, e gjykoj pjesëmarrjen e personave me një mandat politik, sikur ndikon pozitivisht në hendekun e PD-së, ose sikur i hidhet benzinë zjarrit të ndezur. Zjarri është gjë e pozitive, sepse fillohen e angazhohen njerëz, i jep besim“, tha Mziu.
Gjithashtu ai u shpreh se Foltorja mund t’i japë shpresë demokratët, por kjo nuk është për zotin Basha, por është për një faktor të vetëm që është rrëzimi i Ramës.
“Çdo demokrat e di se kush është kundërshtar i tij, i vetmi është sot Edi Rama“, theksoi Mziu. /albeu.com/