Qytetarët dhe institucionet në Kosovë të rrezikuara nga keqpërdorimi i sistemit të të dhënave

Zhvillimi i hovshëm i epokës digjitale ka bërë që të transformojë jetën e njerëzimit dhe të shtojë numrin e përdoruesve të internetit, epokë e cila po paraqet edhe sfida të shumta në ruajtjen sigurisë dhe privatësisë.

Për këtë arsye 28 janari, Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, e njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë, shënohet si datë ku ekspertë të fushës organizojnë edhe fushata ndërgjegjësuese për t’i informuar qytetarët lidhur me të drejtat e tyre në mbrojtjen e të dhënave personale.

Me këtë rast, UBT në bashkëpunim me komitetin Cyber Security and Privacy mbajtën trajnimin që ka të bëj me mbrojtjen e të dhënave personale, shkeljen e privatësisë, si dhe masat që duhet të merren në rast se keqpërdorohen të dhënat.

Mentor Hoxhaj nga Cyber Security and Privacy, përmes shembujve praktik tregoi se duhet të ndërgjegjësohemi në këtë aspekt ngaqë zhvillimi teknologjik ka bërë që sot çdo komunikim në mbarë botë, në çdo formë, në çdo kohë mund të monitorohet.

Hoxhaj theksoi se operatorët telefonikë në Kosovë, veç policisë dhe shërbimeve inteligjente, kanë qasje në gjitha informatat e klientëve të tyre. Kjo, sipas tij, përbënë edhe shkelje ligjore.

”Policia e Kosovës ka autoritet që të vendosi kamera në hapësira publike. Në atë kohë të dhënat të cilat janë ruajtur kanë qenë numri i telefonit, numri i cili ka thirr dhe koha e thirrjes. Ndërsa tash kemi mbi 40 të dhëna të cilat ruhen në momentin kur thërrasim dikë. Posta i ka dhëna linçet policisë dhe të ua jap autoritetin atyre që ti përgjojë thirrjet. Në bazë të ligjit Ipko dhe Vala nuk do duhej të dinin se kush po përgjohet. Kemi dy dhoma të përgjimit, ajo e Inteligjencës dhe Policisë. Çdo klient i shërbimit të Vala mundet të përgjohet nga Policia e Kosovës”, potencoi Hoxhaj.

Në kohën kur në botë, organet e ndryshme po bëjnë përpjeke për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e mbrojtjes së të dhënave, në Kosovë, Mentor Hoxhaj potencoi se vetë zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe komunat e vendit nuk janë të mbrojtura në sistemin e të dhënave. Sipas tij, kjo mund të rrezikojnë edhe manipulimin e të dhënave të ndryshme.

“Gjithnjë është dikush që është duke mbledhur informacione mbi ju. Zyra e kryeministrit dhe Komuna e Prishtinës janë të rrezikuar nga hakerët pasi që ata nuk janë mjaftueshëm të mbrojtur”, tha ai.

Shtuar 31.01.2019 10:01