Categories: tech

Porositë masive të librave të përdorur ngrenë dyshime për trajnimin e inteligjencës artificiale

Tregu i librave të përdorur po përballet me një dukuri të pazakontë. Muajt e fundit, shitës të pavarur në disa vende kanë regjistruar porosi në shkallë të gjerë, përmes të cilave mijëra libra dërgohen në magazina të largëta, ndërsa destinacioni i tyre përfundimtar mbetet i paqartë.

Të lidhura

None found

Një rast i tillë është raportuar nga Stuart Manley, pronari i librarisë së njohur Barter Books në Northumberland të Britanisë së Madhe. Biznesi i tij shet zakonisht nga 2.000 deri në 3.000 libra në javë, por së fundmi një kompani kanadeze bëri e vetme një porosi të barabartë me volumin e shitjeve të një jave të plotë.

“Në 30 vjet që punoj në tregtinë e librave të përdorur, nuk kam hasur asnjëherë diçka të ngjashme”, deklaroi Manley.

Porosi të këtij lloji nuk po shfaqen vetëm në Britani. Librashitës nga shtete të ndryshme kanë vënë re të njëjtin model të pazakontë dhe një pjesë e tyre dyshon se blerësi i vërtetë nuk është publiku i apasionuar pas leximit, por inteligjenca artificiale.

Dyshimet përforcohen nga një vendim i marrë në vitin 2025 nga një gjykatë amerikane. Sipas këtij vendimi, trajnimi i sistemeve të inteligjencës artificiale me libra të blerë në mënyrë të ligjshme nuk shkel legjislacionin amerikan për të drejtat e autorit.

Çështja gjyqësore nisi pas padisë së ngritur nga tre autorë kundër kompanisë së inteligjencës artificiale Anthropic. Gjykatësi William Alsup e cilësoi përdorimin e librave nga kompania si “jashtëzakonisht transformues”, duke arritur në përfundimin se ai lejohej nga ligji.

Nga dokumentet gjyqësore që u bënë publike më pas rezultoi se librat skanoheshin gjatë trajnimit të chatbot-it Claude dhe shkatërroheshin pasi përfundonte ky proces.

Anthropic ka shpjeguar se Claude trajnohet duke përdorur të dhëna publike të marra nga interneti, baza të dhënash të siguruara përmes blerjeve komerciale dhe përmbajtje të prodhuar nga vetë kompania. Ajo ka theksuar gjithashtu se trajnimi me libra është një metodë e përhapur në industrinë e inteligjencës artificiale.

Materialet gjyqësore zbuluan edhe një nismë të brendshme me emrin “Project Panama”, e krijuar për digjitalizimin e librave në përmasa të mëdha.

Metoda e përdorur njihet si “skanim shkatërrues”. Fillimisht hiqen kopertina dhe shtylla e librit, në mënyrë që faqet të skanohen shpejt njëra pas tjetrës. Pasi përfundon digjitalizimi, pjesët që mbeten dërgohen për riciklim.

Ekspertët vlerësojnë se larmia e titujve të blerë, që shtrihet nga tekste të rralla në latinisht deri te romanet western, tregon se synimi mund të jetë zgjerimi i bazave të të dhënave të modeleve të mëdha gjuhësore. Këto modele përbëjnë teknologjinë mbi të cilën funksionojnë chatbot-et dhe mjete të tjera të inteligjencës artificiale.

Kjo situatë i ka vendosur librashitësit mes përfitimeve financiare dhe dilemave etike.

Pronari i Walden Books në Londër, David Tobin, e sheh si zhvillim pozitiv faktin që libra të mbetur pa u shitur prej vitesh po gjejnë më në fund blerës. Megjithatë, ai thotë se do të ishte zhgënjyese nëse këto vepra do të përfundonin të shkatërruara.

Derek Walker, i cili zotëron librarinë McNaughtan’s në Edinburg, tërheq vëmendjen se çështja bëhet veçanërisht serioze kur porositë përfshijnë botime jashtëzakonisht të rralla.

“Na kanë kaluar nëpër duar libra që janë i vetmi ekzemplar i njohur i një botimi të shekullit XVIII. Nëse një libër i tillë blihet vetëm për t’u shkatërruar, humbja do të ishte e madhe”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, disa shitës mendojnë se riciklimi mund të shërbejë si zgjidhje praktike për shumë tituj të zakonshëm që nuk kërkohen më nga tregu.

“Bota nuk ka më nevojë për pesë milionë kopje të ‘Kodit Da Vinçi’”, thotë Manley. “Disa prej librave të mi kanë qëndruar të listuar për shitje në internet për 20 vjet dhe vetëm tani janë shitur.” /BBC/

të fundit

Regjistrohet vatër zjarri në Bushkash të Matit, varrezat përfshihen nga flakët, zjarrfikëset në vendngjarje

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në Bushkash të Matit. Sipas informacioneve paraprake flakët kanë përfshirë edhe varrezat…

5 minutes ago

Como synon përforcimin e radhës, sulmuesi i Chelsea-t në radar

ChelseaComo po shqyrton mundësinë e transferimit të Liam Delap për të përforcuar repartin ofensiv [...]Read More...

7 minutes ago

Selmani, 25 Years After the Ohrid Agreement: Albanians Still Do Not Have Full Legal Equality

Pas 25 vitesh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, partitë politike në vend vazhdojnë të kenë qëndrime të ndara për…

25 minutes ago

German driver stopped in Gevgelija after driving BMW at 203 km/h

Policia ka arrestuar sot një shtetas të Gjermanisë, i cili po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 203 kilometra në orë…

25 minutes ago

Magnitude 7.4 Earthquake in Colombia: 294 Dead, Around 4,000 Injured and 400 Still Missing

Kolumbia vazhdon kërkimin për të mbijetuarit e tërmetit, pothuajse pesë ditë pasi tërmetit vdekjeprurës me magnitudë 7.4 që e goditi…

26 minutes ago

Online Scams, State Police Appeals to Citizens: Do Not Open Suspicious Links or Share Your Data

Policia e Shtetit ka lëshuar një njoftim zyrtar për qytetarët, duke bërë thirrje për vigjilencë dhe kujdes të shtuar ndaj…

26 minutes ago