Categories: kosovë

Mbi 60 mijë euro u ndanë gabimisht vitin e kaluar, MASHTI forcon kontrollet për subvencionimin e librave

Për të katërtin vit radhazi, nxënësit në Kosovë do t’i sigurojnë tekstet dhe materialet shkollore përmes skemës së subvencionimit.

Të lidhura

None found

Megjithatë, përvoja e viteve të kaluara ka treguar se paratë e ndara nga Qeveria jo gjithmonë janë përdorur për qëllimin e paraparë.

Drejtori i shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë, Visar Osmani, thotë se raste të tilla janë hasur kryesisht te fëmijët e komuniteteve pakicë. Sipas tij, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, disa familje i kanë përdorur mjetet për nevoja të tjera, ndërsa fëmijët janë kthyer në shkollë pa libra dhe institucionit i është dashur të gjejë zgjidhje për ta.

Një problem tjetër u evidentua gjatë vitit 2025 edhe në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Dokumenti nxori në pah se prindër që nuk i plotësonin kriteret kishin përfituar nga fondet e dedikuara për blerjen e librave shkollorë.

Sipas raportit, shuma e përfituar nga këta aplikues i kalonte 60 mijë euro, ndonëse ata nuk i përmbushnin kushtet e përcaktuara.

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit deklarojnë se për këtë vit janë ndërmarrë masa për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

Drejtoresha e Departamentit për Arsim Parauniversitar në MASHTI bëri të ditur se mekanizmi i subvencionimit është përmirësuar nga viti në vit. Ajo theksoi se, në vitin e katërt të zbatimit të kësaj skeme, verifikimi nga koordinatorët e pamundëson përfitimin e mjeteve nga një nxënës që nuk vijon mësimin në sistemin arsimor, duke shmangur raste të tilla që në fazën e kontrollit.

Vitin e kaluar, procesi u shoqërua edhe me probleme në furnizimin me tekste dhe me vonesa gjatë muajit shtator.

Osmani tregon se në shkollën që drejton munguan tre tituj gjatë atij muaji. Deri në ardhjen e botimeve të reja në treg, ato u zëvendësuan përkohësisht me tituj të vjetër. Ai shpreson që një situatë e tillë të mos përsëritet këtë vit, pasi pasojat, sipas tij, përfundojnë te fëmijët.

Shqetësime për vonesa të mundshme ka shprehur edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaron se mund të ketë vonesa edhe këtë vit, megjithëse shpreson të mos jenë aq të gjata sa në vitet e kaluara, kur shtatori përfundonte pa u pajisur të gjithë nxënësit me libra. Ai përmend gjithashtu si problem mundësinë që jo të gjithë prindërit të kenë xhirollogari, çka do t’i linte disa prej tyre pa rimbursim, pa qenë fajtorë.

MASHTI njofton se po punon që nxënësit t’i kenë tekstet shkollore në dispozicion më 1 shtator.

Për të kufizuar keqpërdorimet, Ministria ka përcaktuar që librat të kthehen të padëmtuar. Në rast se tekstet nuk ruhen në gjendjen e duhur, ato duhet të kompensohen.

të fundit

PHOTO NEWS/ “Long live free youth,” students unfurl a large banner at the Polytechnic University

Në kuadër të protestës së pedagogëve në mbështetje të studentëve dhe të rinjve që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama,…

18 seconds ago

Buxheti 2026 ndan deputetët, rrëzohet amendamenti për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e ka mbështetur amendamentin për ndarjen e 1 milion eurove për pajisje, proteza…

3 minutes ago

Egnatia përballet nesër me Aarhusin në ndeshjen e dytë të Conference League

Egnatia Ditën e nesërme, Egnatia do të zbresë në fushë për të zhvilluar ndeshjen e dytë në Conference League [...]Read…

6 minutes ago

Postimi i Bayern Munich ngre dyshime: A është Harry Kane fituesi i Topit të Artë?

Bayern Munich ka publikuar një fotografi të Harry Kane që ka ngjallur spekulime se sulmuesi anglez di më shumë rreth…

7 minutes ago

Rama për studentët: Djem e vajza që ulërasin si në mesjetë, mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi

Në një takim me përfaqësues të bankave, kreu i qeverisë Edi Rama, i ka cilësuar protestat e dhunshme si një…

16 minutes ago

Joshua Kimmich humbet të atin, Bayern Munichu pa të ndaj Arsenalit

Bayern Munich do të jetë pa Joshua Kimmich në ndeshjen e së mërkurës mbrëma kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve,…

19 minutes ago