Categories: tech

Përdorimi i ChatGPT në Ballkan: Serbia e para, Shqipëria e katërta nga pesë vende

Serbia ka regjistruar nivelin më të lartë të përdorimit të ChatGPT në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Shqipëria renditet e katërta midis pesë vendeve të rajonit, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore për muajin maj 2025.

Të lidhura

None found

Konkretisht, Serbia shënoi 231 vizita në ChatGPT për çdo 100 përdorues interneti, duke arritur shifrën më të lartë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor të përfshira në krahasim.

Pas Serbisë renditej Maqedonia e Veriut me 166 vizita për 100 përdorues interneti, ndërsa Mali i Zi numëronte 146 vizita.

Shqipëria kishte 142 vizita për 100 përdorues interneti, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën, e cila regjistroi 134 vizita.

Ndërsa përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtësi anembanë botës, ritmi i përqafimit të teknologjisë mbetet thellësisht i pabarabartë mes vendeve.

Në raport me ekonomitë e zhvilluara, shifrat e Ballkanit mbeten më të ulëta. Gjermania regjistronte 274 vizita për 100 përdorues interneti, Franca 262, Spanja 254 dhe Suedia 351. Australia arrinte 447 vizita, ndërsa Shtetet e Bashkuara 245.

Ndarja dixhitale në përdorimin e inteligjencës artificiale ka peshë edhe për ekonominë. Banka Botërore e sheh këtë teknologji si transformuese, me potencial për të nxitur produktivitetin, për të përshpejtuar rritjen ekonomike dhe për të ndryshuar organizimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve.

Përmes këtyre teknologjive, koha dhe kostoja e një sërë procesesh mund të reduktohen; bizneset mund të automatizojnë detyrat dhe të analizojnë të dhënat, ndërsa punonjësit mund të bëhen më produktivë. Ndikimi pritet të shtrihet nga arsimi dhe shërbimet tek bujqësia dhe veprimtaritë profesionale.

Për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, që ende përballen me sfida të vjetra produktiviteti dhe konkurrueshmërie, shpejtësia e adoptimit të teknologjive të inteligjencës artificiale mund të ndikojë në aftësinë e kompanive vendase për t’u përballur me konkurrencën nga vendet më të zhvilluara.

Megjithatë, Banka Botërore thekson se përfitimet e inteligjencës artificiale nuk shpërndahen vetvetiu. Shtetet me infrastrukturë dixhitale më të dobët, me aftësi teknologjike më të pakta dhe kapacitete llogaritëse të kufizuara rrezikojnë të mbeten pas vendeve që e adoptojnë teknologjinë më shpejt.

Kostoja e lidhjes në internet vijon të jetë një prej barrierave kryesore në ekonomitë më të varfra. Sipas Bankës Botërore, në vendet me të ardhura të ulëta një paketë celulare 5 GB mund të kapë më shumë se 15% të buxhetit mesatar të një individi.

Burimi: B.Hoxha/Monitor


të fundit

Sfidat ligjore dhe politike të nismës së PDK-së për riformësimin e Gjykatës Speciale

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i propozoi këtë javë Kuvendit të Kosovës ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara, pak…

6 minutes ago

Kurti discusses security issues, Kosovo-Serbia dialogue, and KLA case with British envoy

Kryeministri Albin Kurti ka takuar të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce. Sipas…

8 minutes ago

Analysts warn of political misuse of protests after The Hague verdict

Gjatë javës së kaluar, ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, u dënuan nga…

8 minutes ago

Interior ministry records 75 right-of-way violations during nationwide reinforced operation

MPB Maqedoni njofton se dje (22.09.2026), në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 12:00, Sektori i Çështjeve të Trafikut…

10 minutes ago

Unions demand minimum wage increase to 800 euros, warn of protests

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka ngritur kriteret dhe ka njoftuar se do të kërkojë që paga minimale të…

10 minutes ago

Plenković reacts harshly at the UN to honors for Mladić: a blow to justice and the victims

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, kritikoi në OKB ceremoninë e zhvilluar në Beograd për Ratko Mlladiqin, duke e cilësuar atë si…

12 minutes ago