Categories: lifestyle

Peshku me ngjyrë të verdhë-portokalli në Oswego: Shkencëtarët dyshojnë për një mutacion të rrallë

Një ekzemplar i rrallë i species Lota lota, i njohur në anglisht si “burbot”, është gjetur në ujërat e Oswegos, në shtetin e Nju-Jorkut, me një ngjyrim të pazakontë të verdhë-portokalli.

Zbulimi u bë gjatë një kontrolli rutinë në portin e Oswegos, ku po vëzhgoheshin speciet ujore invazive. Përveç pamjes së veçantë, peshku ishte në gjendje të dobët shëndetësore, çka i shtyu studiuesit ta dërgonin për analiza të mëtejshme.

Të lidhura

None found

Ndryshe nga ky ekzemplar, Lota lota zakonisht ka lëkurë me njolla dhe ngjyra që shkojnë nga e zeza, grija dhe jeshilja ulliri. Studiuesit mendojnë se pamja e peshkut të zbuluar muajin e kaluar lidhet me një mutacion të rrallë gjenetik të quajtur ksantokromizëm.

“Ksantokromizmi është një gjendje e rrallë biologjike, e shkaktuar nga një mutacion gjenetik që pengon pigmentimin normal dhe krijon një pamje të verdhë-portokalli”, shpjegoi Shërbimi Amerikan i Peshqve dhe Faunës së Egër.

Sipas këtij institucioni, ksantokromizmi vërehet shumë më rrallë te peshqit e egër sesa albinizmi apo melanizmi. Edhe pse zbulimi është cilësuar si “një në një milion”, kjo shifër nuk mbështetet nga një përllogaritje të dokumentuar.

Lota lota është specie vendase në këtë zonë, por ekipi hulumtues thotë se numri i saj në liqen mbetet shumë i ulët. Peshku zakonisht preferon ujëra më të thella dhe më të ftohta se ato të portit ku u gjet.

Ekzemplari u transportua në Kolegjin e Mjekësisë Veterinare të Universitetit Cornell, në mënyrë që t’i nënshtrohej ekzaminimeve të specializuara.

“Së bashku me gjendjen e peshkut, ka ende faktorë të pashpjeguar që lidhen me numrin vazhdimisht të ulët të kësaj popullate”, tha ekipi.

Studiuesit shpresojnë se rezultatet do të ndihmojnë për të kuptuar shëndetin e species në pellgun ujor dhe për të përcaktuar mënyrat e duhura të menaxhimit të saj.

Rasti i peshkut nuk është i vetmi zbulim i kohëve të fundit që ka tërhequr vëmendjen për shkak të ngjyrimit të pazakontë.

Në fund të shtatorit, Akuariumi Shtetëror i Maine-it identifikoi një karavidhe pothuajse tërësisht të bardhë, të cilit iu dha emri “Casper”. Në guaskën e tij shihen disa pika të zbehta blu.

Sipas shpjegimeve të specialistëve, kjo pamje vjen nga mungesa e proteinave që kontribuojnë në krijimin e ngjyrës së zakonshme kafe me njolla.

Studiuesit e kanë vlerësuar rrallësinë e një ngjyrimi të tillë në rreth një rast për 100 milionë.

Pas dhurimit nga akuariumi, Casper ndodhet në Universitetin e New England, ku do të bëhet pjesë e një projekti mbi bazën gjenetike të ngjyrave te karavidhet.

“Kafshë si Casper tërheqin vëmendjen sepse janë kaq të rralla dhe të bukura”, tha Markus Frederich, profesor i shkencave detare në universitet.

“Por për ne, ato ofrojnë gjithashtu një mundësi të jashtëzakonshme për të hetuar pyetje themelore të biologjisë.”

të fundit

Kujtimet që zgjon “kënga jonë” janë personale, por mund të ndajnë të njëjtat modele

Një studim sugjeron se këngët e të njëjtit zhanër ose të së njëjtës periudhë mund të sjellin ndër mend përvoja…

3 minutes ago

Indi, 35-vjeçari humb jetën pasi kafshon një send shpërthyes që iu paraqit si ëmbëlsirë

Një 35-vjeçar në shtetin Madhya Pradesh të Indisë ka humbur jetën pasi kafshoi një objekt që, sipas dyshimeve të policisë,…

3 minutes ago

Mësuesja në Kentucky pranon fajin për abuzimin seksual të një nxënësi 16-vjeçar

Një mësuese 35-vjeçare në shtetin amerikan të Kentuckyt është deklaruar fajtore për veprime seksuale me një nxënës 16-vjeçar dhe për…

4 minutes ago

Mi” apo “bretkosë”: si po i grupon fytyrat një trend i TikTok-ut

Një teori virale pretendon se të gjithë u ngjajmë më shumë minjve ose bretkosave. Një kirurg estetik thotë se krahasimi…

4 minutes ago

Barazimi me Spanjën U-21, Bushi vlerëson skuadrën: Djemtë zbatuan në mënyrë të përsosur punën në stërvitje

Alban BushiTrajneri i Kombëtares shqiptare U-21, u shpreh për mediat pas barazimit pa gola që skuadra mori ndaj Spanjës U-21…

4 minutes ago

Dy rrota identike, një perceptim mashtrues: iluzioni që sfidoi mënyrën si shohim lëvizjen

Dy rrota të dhëmbëzuara rrotullohen me të njëjtën shpejtësi, por syri i percepton ndryshe. Efekti bëhet edhe më i fortë…

4 minutes ago