Categories: tech

Për herë të parë, studiuesit projektojnë viruse të reja me inteligjencë artificiale

Një ekip shkencëtarësh amerikanë bëri publik të enjten një studim që dokumenton një zhvillim të paprecedentë: përdorimin e inteligjencës artificiale gjeneruese për projektimin e viruseve të reja, të cilat nuk ekzistojnë në natyrë. Kjo arritje mund të krijojë mundësi për ndërtimin e sistemeve të plota biologjike në nivel gjenomi.

Të lidhura

None found

Sipas rezultateve të publikuara në revistën Science, studiuesit shfrytëzuan modele gjenerative të IA-së, të trajnuara me miliona gjenome natyrore, për të krijuar bakteriofagë të plotë. Këto janë viruse që infektojnë bakteret dhe mund të shumohen brenda tyre.

Në këtë proces u përdorën Evo 1 dhe Evo 2, dy “modele të gjuhës së gjenomit”. Puna u krye nga shkencëtarë të Universitetit të Stanfordit dhe Institutit Arc, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Kaliforni, e përqendruar te kërkimet “me rrezik të lartë dhe shpërblim të lartë”.

Parimi i funksionimit të Evo 1 dhe Evo 2 është i ngjashëm me atë të modeleve të mëdha gjuhësore. Megjithatë, në vend të prodhimit të tekstit, këto modele parashikojnë sekuenca gjenetike. Për trajnimin e tyre u përdorën gjenome virusesh, bakteresh dhe organizmash më kompleksë, përfshirë bimët dhe kafshët.

Afro 300 gjenome u sintetizuan kimikisht dhe më pas iu nënshtruan provave laboratorike. Nga eksperimentet u përftuan 16 bakteriofagë të modifikuar artificialisht, të karakterizuar nga “sekuenca, struktura dhe profile të ndryshme përshtatshmërie”.

Testet treguan se viruset e ndryshuara artificialisht ishin më efikase për eliminimin e baktereve E coli krahasuar me viruset që gjenden në natyrë.

Në studim thuhet se kjo qasje i zgjeron mundësitë e gjenomikës sintetike kur ndërthuret me teknika si evolucioni i drejtuar dhe inxhinieria racionale. Sipas autorëve, ajo përcakton gjithashtu një mënyrë për zhvillimin e terapive adaptive dhe elastike me fagë kundër patogjenëve që evoluojnë shpejt, si dhe vendos bazat për projektimin gjenerues të gjenomeve më të mëdha e më komplekse.

Shkencëtarët vlerësuan se ky hap fillestar në projektimin e gjenomit përmes inteligjencës artificiale mund të çojë drejt një game më të gjerë mjetesh për sekuencimin dhe sintezën e gjenomit, të përdorshme në sisteme biologjike dhe trajtime më të mëdha. Burimi: AA.

të fundit

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

11 minutes ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

53 minutes ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

55 minutes ago

Trump and JD Vance’s ‘golden age’ mocked on social media/ AI-generated image sparks criticism: You even lost Mississippi

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance është përballur me një valë kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale, pasi publikoi një imazh të…

55 minutes ago

How loan sharking and cryptocurrencies became a criminal threat in Albania and the seizure of 26 million euros

Armand Shakaj dyshohet se pas vrasjes së Eglant Koçit është përpjekur të zhdukë çdo gjurmë të krimit, duke transportuar trupin…

56 minutes ago

Dad, please don’t shoot me”: tragedy in Florida, man kills wife and three young children then himself

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Plant City në Florida, ku një baba 34-vjeçar ka vrarë gruan dhe tre fëmijët…

56 minutes ago