Categories: tech

Për herë të parë, inteligjenca artificiale përdoret për projektimin e viruseve të rinj

Një studim i publikuar të enjten nga shkencëtarë amerikanë paraqet një arritje të re: përdorimin e inteligjencës artificiale gjeneruese për projektimin e viruseve që nuk ekzistojnë në natyrë. Kjo qasje mund të krijojë mundësi për ndërtimin e sistemeve të plota biologjike në nivel gjenomi.

Të lidhura

None found

Në punimin e botuar në revistën Science thuhet se studiuesit përdorën modele gjenerative të IA-së, të trajnuara me miliona gjenome natyrore, për të krijuar bakteriofagë të plotë. Këta janë viruse që infektojnë bakteret dhe mund të shumohen brenda tyre.

Në projekt morën pjesë shkencëtarë nga Universiteti i Stanfordit dhe Instituti Arc, një organizatë jofitimprurëse me qendër në Kaliforni, e përqendruar te kërkimet me “rrezik të lartë dhe shpërblim të lartë”. Gjatë procesit të projektimit, ekipi përdori dy “modele të gjuhës së gjenomit”, të emërtuara Evo 1 dhe Evo 2.

Parimi i funksionimit të Evo 1 dhe Evo 2 është i ngjashëm me atë të modeleve të mëdha gjuhësore. Megjithatë, në vend që të prodhojnë tekst, këto sisteme parashikojnë sekuenca gjenetike. Për trajnimin e tyre u përdorën gjenome virusesh dhe bakteresh, si dhe të organizmave më kompleksë, përfshirë bimët dhe kafshët.

Afro 300 gjenome u sintetizuan kimikisht nga studiuesit dhe më pas iu nënshtruan testimeve laboratorike. Nga eksperimentet u përftuan 16 bakteriofagë të modifikuar artificialisht, me “sekuenca, struktura dhe profile të ndryshme përshtatshmërie”.

Rezultatet e provave treguan se viruset e modifikuara ishin më efikase në eliminimin e baktereve E coli krahasuar me viruset që gjenden natyrshëm.

Sipas studimit, “qasja jonë zgjeron atë që gjenomika sintetike mund të arrijë së bashku me metoda të tilla si evolucioni i drejtuar dhe inxhinieria racionale, përcakton një rrugë për gjenerimin e terapive adaptive dhe elastike të fagëve kundër patogjenëve që evoluojnë me shpejtësi dhe krijon një themel për dizajnin gjenerues të gjenomeve më të mëdha dhe më komplekse”.

Shkencëtarët vlerësuan se ky zhvillim fillestar në projektimin e gjenomeve me ndihmën e inteligjencës artificiale mund t’i hapë rrugë krijimit të një grupi më të gjerë mjetesh për sekuencimin dhe sintezën e gjenomit, të zbatueshme në sisteme biologjike dhe trajtime më të mëdha./AA.

të fundit

Pretendimet për bomba në protesta, Tahiraj kërkon hetim dhe pyet nëse ligji vlen njësoj për të gjithë në Kosovë

Deklaratat e një ish-deputeti për praninë e personave të armatosur me bomba gjatë protestave kanë nxitur reagime dhe pikëpyetje lidhur…

2 minutes ago

Matthaus dënon reagimin e Olises pas përjashtimit kundër Viking Stavanger

Lothar Matthaus kritikon ashpër Michael Olisen pas kartonit të kuq që sulmuesi i Bayern Munichut mori në barazimin 3-3 ndaj…

2 minutes ago

VLEN: IMF and World Bank raise forecasts, economy expected to grow

Ekonomia po ecën mbarë. Këtë nuk e themi ne, por e thonë dy nga institucionet më të rëndësishme financiare ndërkombëtare,…

5 minutes ago

Përplasje në Rrugën e Elbasanit, vajza plagoset në kokë pas goditjes së dyshuar nga bombola e gazit lotsjellës

Përplasje të ashpra janë shënuar pasditen e së enjtes mes policisë dhe protestuesve që janë zhvendosur në rrugën e Elbasanit.…

5 minutes ago

New Kromberg & Schubert investment in Bitola to create 2,000 jobs producing Audi parts

Në Maqedoni do të prodhohen pjesë për gjigantin gjerman të automobilave “Audi”. Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi një investim të ri…

5 minutes ago

Croatian MEP: Serbia’s aggression against Kosovo, Croatia and Bosnia is an immutable historical fact

Eurodeputeti kroat, Davor Ivo Stier, tha se asgjë nuk e ndryshon faktin se Kosova bashkë me Kroaci0në e Bosnje Hercegovinën…

6 minutes ago