Prodhuesi i veturave luksoze Mercedes – Benz, “Daimler AG” ka bërë të ditur se deri në fund të dekadës, të gjitha veturat e këtij lloji do të jenë komplet elektrike.
“Kalimi në automjete elektrike “po merr shpejtësi – veçanërisht në segmentin luksoz të cilit i takon Mercedes-Benzi”, ka thënë Ola Kallenius, themelues i Daimler AG dhe Merced Benz.
None found
“Pika e kthimit po afrohet dhe ne do të jemi gati ndërsa tregjet të kalojnë në vetura elektrike deri në fund të kësaj dekade”, ka shtuar Kallenius.
Kompania po planifikon të investojë 40 miliardë euro në vetura me bateri ndërmjet viteve 2022-2080. Ajo po ashtu ka bërë të ditur se do të provojë të punojë me partnerë të tjerë për të ndërtuar tetë fabrika për prodhimin e veturave elektrike.
Sipas kompanisë, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, veturat elektrike përbënin 10.3% të totalit të shitjeve. Kompania ka shitur 39,000 vetura me bateri dhe 121,500 vetura hibride.
Tri zyrtare nga Kosova diplomuan në Akademinë Kombëtare të FBI-së, bëri të ditur Ambasada e SHBA-së në Kosovë. Në njoftimin…
Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar Projektbuxhetin për vitin 2027, duke vënë në pikëpyetje ndikimin e rritjes së planifikuar të…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se të drejtat dhe barazia e shqiptarëve në Luginën e…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar sot projektbuxhetin 2027, duke thënë se politikat e Qeverisë…
Me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë sot në takimin e…
Bashkia e Vlorës për vitin 2027 parashikon të ketë një buxhet rreth 82 milionë euro, ndërsa koha e shpalljes së…