Categories: tech

Mblidhet juria e edicionit 9-të të ICT Awards, Mbrëmja Gala më 11 Qershor

Edicioni i 9-të i ICT Awards mbylli zyrtarisht aplikimet më datë 30 Prill 2021 në orar 23:59 duke i hapur kështu rrugë fazës së dytë të kësaj gare, të vlerësimit dhe shpërblimit të pionierëve të teknologjisë në trevat Shqipfolëse.

Aplikimet u hapën më 27 Mars përmes një evenimenti inovativ plotësisht virtual duke vënë në funksion disa prej risive teknologjike më të fundit të vizualizimit 3D.

Të lidhura

None found

Përgjatë 5 javëve pranë ICT Awards mbërritën 78 projekte me të cilat konkurrojnë 85 kandidatë në 8 kategoritë të ndryshme: Inovacioni i Vitit, Startupi i Vitit, Diploma e Vitit, Ylli në Ngritje, Femra në ICT, Cyber Security, Shërbimi Publik i Vitit dhe Covid-19 Response.

Gurëthemeli i radhës i edicionit të nëntë ishte të Mërkurën më 12 Maj ku u mblodh në Tiranë juria e ICT Awards përbërë nga: Altin Petre, Visar Jasiqi, Alda Shehu, Azir Aliu, Igli Gjelishti, Gjergji Guri, Elton Domnori, Edlira Martiri dhe Ilir Capuni.

Gjatë takimit u bë firmosja e Deklaratës së Konfidencialitetit, njohja me listën e plotë të aplikimeve të mbërritura në ICT Awards, diskutime mbi çështje me rëndësi bazuar në eksperiencën e anëtarëve të jurisë në vitet e kaluara dhe diskutimi dhe përcaktimi i kritereve të vlerësimit.

Vëmendjen kryesore të këtij takimi e kishin padyshim kandidatët dhe projektet e mbërritura ndërsa në axhendën e tij ishte përzgjedhja e kryetarit të jurisë që këtë vit do të përfaqësohet nga zj. Edlira Martiri dhe roli i nën kryetarit të jurisë nga z. Gjergji Guri.

Zj. Edlira Martiri në cilësinë e kryetarit të jurisë së edicionit të 9-të vjen me një profil akademik si lektore pranë Departamentit Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës. E angazhuar në dhe me kontribut të shquar në dhjetëra projekte në fushën e teknologjisë dhe informacionit ajo bart titullin Doktor dhe Profesor i Asociuar pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Prej tre vitesh ajo ka qenë pjesë e jurisë së ICT Awards.

Qasja rigoroze dhe strikte me integritet të lartë profesional dhe pavarësi absolute vendimmarrjeje nga organizatorët e garës e anëtarëve të jurisë së ICT Awards është një cilësi e dëshmuar dhe e trashëguar ndër vite nga kjo garë mbarë kombëtare.

Më 29 Maj juria do të udhëtojë drejt Kosovës ku do të presë në një takim kandidatët e përzgjedhur të listës së ngushtë që kanë aplikuar nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Më 30 Maj fjalën e kanë kandidatët e listës së ngushtë nga Shqipëria dhe Diaspora. Të gjithë kandidatët do të njoftohen përpara datës 29 Maj për ecurinë e projektit të tyre në ICT Awards.

Surpriza, të ftuar ekskluzivë dhe nën emocione të shumta do të mbahet Mbrëmja Gala e edicionit të 9-të më 11 Qershor 2021 në Tiranë ku do të bëhet edhe ndarja e çmimeve.

ICT Awards hapi edicionin e 9-të të garës mbarëkombëtare në teknologji më 19 Mars duke ju adaptuar tashmë normalitetit të ri në mënyra inovative krijuar si rezultat i pandemisë së Covid-19.

Edicioni i 9-të i Albanian ICT Awards nis misionin e tij këtë vit me mbështetjen e sponsorëve gjeneralë dhe Diamond si Banka Raiffeisen, Fondacioni Dritan Hoxha, Albvision sponsorëve Platinum si Dev.al dhe Albsoft. Baboon, AUK, Universiteti Metropolitan si sponsorë Gold dhe 3i Solution, Soft&Solution, Ritech dhe Facilization si sponsor Silver.

ICT Awards gëzon partneritetin edhe të Bashkia Tiranë, Komunës së Prishtinës, SEEU TechPark dhe KujuStudio.

të fundit

Fermerët e Strumicës vijojnë bllokadat, kërkojnë 50 denarë për kilogram speca ajvarka

Bujqit nga rajoni i Strumicës edhe sot vazhdojnë me bllokadën, pasi nuk morën zgjidhje për çmimin e grumbullimit të specave…

3 minutes ago

VIDEO/ Ardit Krymi shënon golin e parë me Tiranën, përgjigje për Edi Martinin dhe Vllazninë! Reagon partnerja e mesfushorit

Ardit Krymi, Vjosana Nozllaku dhe Edi MartiniSkuadra e Tiranës barazoi 2 – 2 në miqësoren kundër Al Ittihad, ndeshje e…

4 minutes ago

Real Madridi dërgon në huazim te Fiorentina lojtarin për të cilin pagoi mbi 60 milionë euro

Real Madridi huazon talentin Franco Mastantuono te Fiorentina, argjentinasi largohet për një sezonReal Madridi dhe Fiorentina kanë konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen…

16 minutes ago

Çfarë pasojash sjell moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës deri në mesnatë?

Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë vetëm edhe disa orë kohë për t’u mbledhur, të premten, në ditën…

18 minutes ago

Gjini rejects Kurti’s invitation to meet at the Prime Minister’s Office or in Gjakova: AAK leader explains why

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, duke e ftuar në…

20 minutes ago

Zjarr i përmasave të mëdha në Klos, shpëtohet një e moshuar invalide dhe rrezikohet kabina elektrike

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos. Fillimisht flakët përfshinë…

20 minutes ago