Kini kujdes! Risia e re e Messenger mund t’ju “fik derën”

Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg njoftoi një veçori të re për Facebook Messenger, një funksion që do të përmirësojë ndjeshëm sipas tij privatësinë në platform. Ju do të njoftoheni kur dikush i bën screenshot (fotografon) mesazhet tuaja ndërsa fshihen. Nëse nuk e dini messenger ka një opsion që e bën “on” ose “off” kur do të fshishen mesazhet që do të shkëmbesh gjatë një bisede,  ose jo.

“Përditësim i ri për bisedat që fshihen në messenger,  në mënyrë që të merrni një njoftim nëse dikush nxjerr një screenshot me mesazhin që do të fshihet”, shkroi Zuckerberg ditën e djeshme.  “Ne po shtojmë gjithashtu GIF, sticker-a dhe reagime ndaj në bisedat e koduara gjithashtu, shtoi ai.”

Facebook prezantoi për herë të parë mesazhet që mund të fshihen në nëntor 2020, si në Messenger ashtu edhe në Instagram. Lëvizja ishte pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të ofruar mbrojtje shtesë në të gjithë platformat e mesazheve të kompanisë. ËhatsApp filloi të ketë funksion të ngjashëm vetëm disa javë më parë.

Përdoruesit do të jenë gjithashtu në gjendje të ruajnë së shpejti fotot dhe videot që marrin përmes Messenger-it dhe t’i modifikojnë lehtë ato para se t’i dërgojnë, si psh t’i presin etj.

Shtuar 28.01.2022 15:58