Ka gjithmonë një mundësi, një hapësirë më shumë që mund dhe duhet t’u jepet të rinjve që kanë lindur për të qenë të lirë, për të qenë ata që duan të jenë, vetvetja, për ta zgjedhur vetë rrugën e së ardhmes, me dëshirën e paepur për të ndryshuar botën, pa u shqetësuar se ç’do thonë të tjerët, pa pasur frikë për të thënë fjalën e mendimin e tyre, pa u trembur dhe pa u dorëzuar përballë vështirësive e pengesave që mund të hasin në të përditshmen e tyre… derisa në fund ia dalin!
Dhe Vodafone Albania po vazhdon ta bëjë këtë, përmes nismash e projektesh të ndryshme që inkurajojnë e frymëzojnë të rinjtë në edukimin dhe zhvillimin e aftësive të tyre digjitale.
Juth by Vodafone, është plaftorma digjitale e krijuar tre vjet më parë, enkas për këta të rinj, që vazhdon të zhvillohet e përmirësohet për të sjellë çdo herë e më shumë argëtim, shërbime e oferta fantastike për të gjithë juthistët që aplikojnë dhe e bëjnë të tyrin këtë aplikacion.
Juth App do të hapë portën e mundësive të reja. Çdo i ri që e shkarkon dhe regjistrohet në Juth app do të mundë të përfitojë shumë nga shërbimet aktuale por dhe ato të rejat që do të ofrohen, siç janë për shembull dhe Spin the Wheel, përmes të cilit të rinjtë mund të argëtohen por dhe të përfitojnë çmime të ndryshme, apo dhe platforma XP me eventet dhe experiencat me cool në Shqipëri, apo dhe portofoli i shërbimeve dhe produkteve gjithmonë e në zhvillim me oferta speciale, etj.
Duket si një epokë e re e Juth App, që duhet festuar fort. Ndaj dhe Vodafone Albania solli në treg një produkt shumë interesant, unik, një këngë e videoklip krijuar enkas për të rinjtë, në bashkëpunim me një nga reperët më të preferuar prej tyre, Butën.
“Born free” titullohet kënga që po përcjell mesazhet që mund të konsiderohen si manifesti frymëzues për të gjithë juthistët.
“Born free” është videoklipi që bën bashkë të gjithë karakteret, dëshirat dhe qëllimet e të rinjve, që kanë lindur për të qenë të lirë.
Për ta shijuar këngën “Born free” klikoni në link: https://www.youtube.com/watch?v=r8Gv2m0ZLnc