Shtrirja e Inteligjencës Artificiale po ndikon drejtpërdrejt në çmimet e pajisjeve teknologjike, përfshirë telefonat inteligjentë, notebookët dhe konsolat e lojërave. Kjo lidhet me përdorimin e një pjese të konsiderueshme të çipave në qendrat e të dhënave që mbështesin IA-në.
None found
Konsumatorët që planifikojnë të blejnë pajisje të reja elektronike gjatë këtij viti duhet të përgatiten për çmime më të larta dhe për një numër më të kufizuar alternativash. Zgjerimi mbarëbotëror i Inteligjencës Artificiale po sjell ndryshime të thella në industrinë e gjysmëpërçuesve.
Qendrat e fuqishme të përpunimit të të dhënave janë baza e funksionimit të Inteligjencës Artificiale dhe kërkojnë sasi të mëdha çipash me performancë të lartë. Për këtë arsye, prodhuesit po drejtojnë gjithnjë e më shumë kapacitetet e tyre drejt këtij sektori. Kjo ka vështirësuar furnizimin me procesorë modernë dhe module memorieje me shpejtësi të lartë për pajisjet elektronike të konsumatorëve.
Një analizë e kompanisë së kërkimeve të tregut NIQ, e publikuar në kuadër të hapjes së panairit ndërkombëtar të teknologjisë IFA, tregon se mungesa e komponentëve po prek veçanërisht pajisjet me kërkesa të larta për përpunim. Në këtë kategori përfshihen smartfonët, laptopët, kompjuterët, pajisjet e video-lojërave dhe konsolat.
Gjatë qershorit, gjiganti amerikan Apple bëri të ditur se do të rrisë çmimet, duke iu referuar kostove më të larta të çipave. Tim Cook, drejtori i sapolarguar i kompanisë, i përshkroi këto ndryshime si “të pashmangshme”. Përmasat e ndikimit te konsumatorët pritet të kuptohen më qartë në ditët në vijim, kur Apple pritet të prezantojë iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max.
Rritje çmimesh kanë aplikuar tashmë edhe kompani të tjera të njohura të elektronikës, mes tyre HP, Dell dhe Nintendo, raportoi Wall Street Journal. Ndërkohë, shoqata gjermane e industrisë digjitale Bitkom vlerëson se çmimi mesatar i një smartfoni këtë vit do të shkojë në 646 euro.
Si përgjigje ndaj mungesës së komponentëve, prodhuesit po përqendrohen te konfigurimet më të kërkuara, veçanërisht te pajisjet me memorie 256 ose 512 gigabajt. Në të njëjtën kohë, ata po kufizojnë numrin e modeleve ose po i shtrenjtojnë ato, duke bërë që pajisjet me çmime të ulëta të gjenden më rrallë në treg.
Alexander Dehmel, ekspert i industrisë pranë kompanisë së kërkimeve të tregut NIQ, nuk parashikon përsëritjen e një krize të përgjithshme të ngjashme me atë të vitit 2020. Megjithatë, ai këshillon blerësit të marrin parasysh një rritje të ndjeshme të çmimeve. Sipas tij, nuk pritet ndërprerje e përgjithshme e furnizimeve, por konfigurimet me fuqi të lartë llogaritëse dhe memorie të madhe mund të kushtojnë më shumë ose të jenë të disponueshme vetëm pas një pritjeje më të gjatë. /DW/
Kategoria e ParëPërmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Bylisit ka zyrtarizuar afrimin më të ri në ekip, Guillaume Kaloniji…
Stuhi të forta goditën Toronton të mërkurën, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në rrugët dhe infrastrukturën e qytetit…
Bota ka hyrë në një “zonë rreziku të motit ekstrem”, ndërsa ndikimet e El Niño kanë filluar të ndihen globalisht.…
Partia Demokratike ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në vend. PD thekson…
Sali Berisha do të udhëtojë në SHBA të premten, ku do të marrë pjesë në disa aktivitete të planifikuara, në…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivacit në Lezhë, duke rrezikuar zonën e banuar. Flakët janë…