tech

Hilet e WhatsApp, mënyrat si ta kuptoni nëse dikush ju ka bërë “bllok”

WhatsApp është një ndër aplikacionet më të përdorura në botë. Ai ofron shumë shërbime të reja për të bërë eksperiencën e përdoruesve sa më të mirë. Mirëpo një nga shërbimet më të vjetra dhe më të rëndësishme të këtij aplikacioni është bllokimi i një kontakti me të cilin ju nuk dëshironi të kontaktoni më.

Nëse ju dëshironi të kuptoni se dikush ju ka bllokuar ju në WhatsApp nuk ka asnjë mënyrë 100% të saktë për ta dalluar, mirëpo ne do t’ju tregojmë disa nga ndryshimet kryesore që mund të konfirmojnë se ju jeni bllokuar nga ai kontakt.

Të lidhura

None found

Mënyra e parë më e shpejtë që tregon se dikush ju ka bllokuar ju është mosshfaqja e statusit online dhe last seen i tyre. Nëse ju arrini ta shikoni last seen apo online status atëherë ky person nuk ju ka bllokuar.

Zakonisht kur një person ju bllokon, ju nuk do të jeni në gjendje të shihni foton e tyre të profilit dhe statusin e tyre.

Nëse ju provoni të dërgoni një mesazh në chat drejt personit që dyshoni se ju ka bllokuar, dhe mesazhet shkojnë vetëm me një tick, me shumë mundësi ju jeni bllokuar.

Nëse ju provoni të telefononi personin që dyshoni se ju ka bllokuar dhe telefonata nuk kryhet, atëherë me shumë mundësi ju jeni bllokuar.

Të gjitha problemet e lartpërmendura për të kuptuar nëse një person ju ka bllokuar apo jo mund të ndodhin dhe në rastet kur lidhja juaj në internet është me probleme.

Lëvizja e fundit që mund të bëni për të kuptuar nëse jeni bllokuar apo jo është të hapni një grup të ri në WhatsApp dhe të shtoni personin që ju dëshironi. Nëse ju shfaqet një mesazh “You are not authorized to add this contact” atëherë ju jeni bllokuar nga ky person.

të fundit

Wilson i bën thirrje Serbisë të distancohet nga Moska dhe të ndalojë presionet ndaj Kosovës

Kongresisti amerikan Joe Wilson thotë se Serbia duhet t’i japë fund varësisë nga energjia ruse, të distancohet nga Moska, Pekini…

2 minutes ago

Irani shpërndan video kërcënuese me “manual eliminimi” për Melania Trump dhe të birin Barron

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump dhe djali i saj Barron, janë vënë në shënjestër të propagandës iraniane. [...]Read…

7 minutes ago

Drita barazon në sekondat e fundit dhe detyron Florianan të luajë vazhdime

Kampionia e Kosovës Drita e ka dërguar në vazhdime përballjen me Florianan, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për…

7 minutes ago

Lushtaku shpallet i pafajshëm për rastin “Drenica”: Akuzat mbështeteshin në dëshmi të rreme

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, reagoi pasi është shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin Drenica, si…

24 minutes ago

Hansi Flick këmbëngul për shitjen e talentit spanjoll, dëmtimi i De Jong nuk e ndryshon vendimin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i ka kërkuar klubit të dëgjojë ofertat për Marc Casadon gjatë afatit kalimtar të verës,…

25 minutes ago

Një javë pas furisë së motit, gjurmët e shkatërrimit mbeten në rrugë – banorët shprehin pakënaqësi për mungesën e ndërhyrjes

Që prej stuhisë së fuqishme që goditi Shkupin javën e kaluar, në shumë pjesë të qytetit vazhdojnë të jenë të…

27 minutes ago