Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, në kuadër të rastit “Drenica”, pjesë e aktakuzave të ngritura nga Prokuroria e EULEX-it.
None found
Në një reagim pas vendimit, Lushtaku theksoi se gjykata konfirmoi pafajësinë e tij lidhur me pretendimet për ndikim te dëshmitarët në rastin “Drenica 1”. Ai e cilësoi këtë si mbylljen e një cikli të gjatë procesesh që nisën para 13 vjetësh.
Sipas tij, të gjitha këto procedura kishin si objektiv dënimin e tij përmes akuzave të ndërtuara mbi deklarata dhe dëshmitarë të rremë. Lushtaku shtoi se edhe në këtë rast, si në të gjitha më parë, gjykata vërtetoi pafajësinë e tij për secilën pikë të akuzës.
“Gjithmonë kam besuar se e vërteta është e pamposhtur dhe se, pavarësisht pengesave, zvarritjeve dhe padrejtësive, ajo do të dalë në dritë”, shprehet Lushtaku në reagimin e tij. Ai falënderoi familjen, bashkëluftëtarët, miqtë dhe qytetarët që i qëndruan pranë dhe nuk e humbën besimin gjatë gjithë kësaj periudhe.
Momenti kur shoqërohet Eljon Sota me barrelëNdeshja mes Egnatias dhe Teutës prodhoi një moment të frikshëm në fushë, ku protagonist…
Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë ende zyrtare në Izrael, por Beniamin Netanjahu ka zgjedhur një taktikë tjetër, ai po përpiqet…
Një helikopter ushtarak italian i tipit CH-47, i angazhuar në misionin paqeruajtës të Bashkimit Evropian, EUFOR Althea, është rrëzuar pasditen…
Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave, në mesin e tyre ish-drejtorë të Fondit të sigurimit shëndetësor dhe…
Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, në deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2026 ka deklaruar…
Autopsia e dy banorëve të lagjeve të Shkupit Hrom dhe Gjorçe Petrov ka përfunduar. Rezultatet pritet t’i dërgohen Prokurorisë pas…