Një javë pasi moti i keq përfshiu Shkupin, pasojat e dëmtimit janë ende të dukshme në shumë zona të qytetit, ku degë të thyera, trungje të rrëzuara dhe mbetje të tjera vijojnë të zënë rrugët.
None found
Banorët shprehin indinjatë që, pavarësisht kalimit të shtatë ditëve, ende nuk janë marrë hapat e nevojshëm për të liruar rrugët dhe trotuaret nga materialet bimore, çka po ua vështirëson lëvizjen e përditshme.
“Askush nuk po merret me pastrimin e druve që kanë rënë në rrugë, nuk po bëhet asgjë,” u ankua një banor.
Një tjetër qytetar e cilësoi gjendjen si të rëndë: “Kjo është një fatkeqësi e madhe, nuk mund t’i çelim dritaret, as të flemë rehat. I bëj thirrje kryetarit që t’i heqë këto pengesa.”
“Mbeturinat janë problem anembanë Maqedonisë, dhe po ashtu këto degë të rrëzuara nga era e fuqishme duhen hequr, duhen trajtuar, përndryshe lind një problem mjedisor. Nuk e di nëse higjiena komunale e ka parasysh këtë çështje,” theksoi një banor tjetër.
Banorët u drejtohen organeve kompetente me thirrje që të shpejtojnë aksionet e pastrimit dhe t’i largojnë degët e shpërndara në çdo cep rrugësh, në mënyrë që gjendja të normalizohet. Nga ana tjetër, autoritetet e qytetit pohojnë se kanë eliminuar pjesën më të madhe të pasojave të stuhisë së së martës së kaluar, ndërkohë që në disa zona vijojnë punimet për pastrim.
Zjarrfikësit po luftojnë me një zjarr të madh pyjor në provincën e Antalias, në jug të Turqisë, ku flakët po…
Pushimet në Maldive dhe Zanzibar janë bërë shkaktarë që qytetarët t’i sjellin infeksionet tropikale në RMV. Tetë raste të Nilit…
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajori Ozkan Ulutash, priti të hënën Komandantin e Komandës së Përbashkët Aleate…
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në një aks rural që lidh fshatin Bilaj…
Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, ka folur këtë të martë në Now me Erla Mëhillin lidhur me zhvillimet e…
Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump dhe djali i saj Barron, janë vënë në shënjestër të propagandës iraniane. [...]…