Categories: tech

Defekti në AWS shkaktoi ndërprerje të përkohshme në dhjetëra platforma online

Dhjetëra uebsajte dhe platforma të njohura patën vështirësi gjatë së premtes, duke lënë përkohësisht miliona përdorues pa qasje në disa shërbime digjitale.

Të lidhura

None found

Sinjalizimet e para u shfaqën rreth orës 06:40 sipas kohës lindore të SHBA-së. Të dhënat e Downdetector, platformës që grumbullon raportime për ndërprerjet në internet, tregonin probleme te Apple Pay, DoorDash, Reddit, Hulu dhe PlayStation.

Shkak i incidentit dyshohet të ketë qenë një problem konektiviteti në Amazon Web Services, AWS, në rajonin US-West-2 në Oregon.

AWS e pranoi problemin në orën 04:40 sipas kohës së Paqësorit, përkatësisht në 07:40 sipas kohës lindore. Ky njoftim erdhi rreth një orë pasi përdoruesit kishin nisur të raportonin vështirësitë.

Sipas kompanisë, shërbimet nisën të riktheheshin pak pas orës 09:00 sipas kohës lindore. AWS bëri të ditur se nuk kishte shenja për humbje të të dhënave dhe as për një paralizim të plotë të rrjetit global të Amazonit.

Ndërprerja preku shtatë shërbime të infrastrukturës së AWS: AWS Direct Connect, Global Accelerator, Internet Connectivity, IoT Core, Amazon API Gateway, Amazon Elastic Compute Cloud, EC2, dhe Amazon Elastic Container Service, ECS.

Në njoftimin fillestar AWS përmendi pesë shërbime, ndërsa më vonë e zgjeroi listën me Global Accelerator dhe Elastic Container Service. Kjo sugjeroi se defekti mund të kishte prekur disa nivele të rrjetit në Oregon, jo vetëm një produkt të izoluar.

Kompania e klasifikoi incidentin si “impacted”, status që konfirmonte se klientët po përballeshin me probleme gjatë përdorimit të shërbimeve.

Amazon Web Services u siguron kompanive serverë virtualë, ruajtje të dhënash, lidhje rrjeti dhe mjete për funksionimin e aplikacioneve. Për këtë arsye, një avari në infrastrukturën e AWS mund të prekë në të njëjtën kohë platforma që nuk duken të lidhura drejtpërdrejt me njëra-tjetrën.

Amazon EC2 ofron serverët virtualë ku operojnë shumë aplikacione dhe faqe interneti. API Gateway shërben për komunikimin ndërmjet sistemeve të ndryshme online, ndërsa Elastic Container Service përdoret për të ekzekutuar dhe administruar aplikacione në serverët e Amazonit.

Global Accelerator orienton përdoruesit në rrugë më të shpejta dhe më të qëndrueshme drejt shërbimeve online. Ndërkohë, problemet në Internet Connectivity dhe Direct Connect mund t’i kenë penguar bizneset dhe përdoruesit të lidhen me sistemet e vendosura në zonën e prekur, edhe kur vetë faqet vazhdonin të funksiononin.

Një zëdhënës i AWS tha se kompania kishte hasur probleme konektiviteti në rajonin e Oregonit, por konfirmoi se shërbimet ishin kthyer në normalitet.

Disa kompani që mbështeten te infrastruktura e AWS njoftuan klientët dhe kërkuan falje për pamundësinë e përkohshme për të hyrë në faqet e tyre.

“Ka një ndërprerje të madhe të AWS në Amerikë, e cila po shkakton probleme në shërbime”, shkroi një prej kompanive në platformën X.

Edhe përdoruesit ndanë përvojat e tyre gjatë incidentit. “AWS nuk po funksionon dhe po shkakton probleme në një pjesë të madhe të internetit. Ju lutemi, prisni”, shkroi njëri prej tyre.

Mes përdoruesve të prekur ishin edhe ata të PlayStationit, të cilët raportuan shkëputje të papritura nga lojërat dhe pamundësi për të nisur transmetime të drejtpërdrejta.

“U përpoqa të nisja një transmetim, por nuk mund ta hap lojën. A ka probleme edhe dikush tjetër me lidhjen e PlayStationit?”, shkroi një përdorues.

Të dhënat e Downdetector tregonin se 30 për qind e raportimeve për AWS kishin të bënin me Amazon EC2. Në rreth 29 për qind të rasteve përmendej rajoni US-West-2 në Oregon, ndërsa 23 për qind e përdoruesve lidhnin problemet me US-East-1 në Virxhinian Veriore.

Këto shifra bazohen te raportimet e përdoruesve dhe nuk përbëjnë matje zyrtare të numrit të klientëve apo shërbimeve të prekura.

Ngjarja riktheu vëmendjen te varësia e një numri të madh platformash nga pak kompani të mëdha të teknologjisë cloud. Edhe një problem i shkurtër dhe i kufizuar në një rajon mund të shkaktojë pasoja të dukshme në shumë aplikacione dhe shërbime online. AWS Health Dashboard /GazetaExpress/

Tags: AutoTech

të fundit

Will the DP leader take the first step and leave politics? Berisha is firm: If I leave, Rama gets stronger

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e largimit të tij nga politika, duke deklaruar se një…

2 minutes ago

Lawyers on boycott over regulation, GJKKO decides Meta and Kryemadhi trial to continue without defense lawyers

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika…

2 minutes ago

Lecturers protest again, union head: Support for students in their revolt against the government! We will join them at Parliament

Këtë të enjte, pedagogët kanë nisur të mblidhen përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, në mbështetje të studentëve,…

2 minutes ago

Video/ Clash and physical confrontation between SP and DP MPs, the Guard intervenes! What happened within minutes inside Parliament

Ditën e sotme, seanca e sotme parlamentare dominoi nga tensione deri në përleshje dhe përplasje fizike mes deputetëve të PS…

3 minutes ago

US Congresswoman Alexandria Ocasio-Cortez calls on the Rama government: Stop the violence against protesters! Respect Albanians’ freedom of expression

Përmes një deklarate publike, kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez, ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje…

3 minutes ago

LSDM paralajmëron shtrenjtim të energjisë dhe ngrohjes: familjet pritet të përballen me kosto më të larta nga janari

Nga LSDM thonë se po paralajmërohet një valë e re rritjesh çmimesh dhe një goditje e re për buxhetet familjare…

4 minutes ago