Categories: tech

BE-ja ndëshkon Google me 890 milionë euro për shkeljen e Aktit të Tregjeve Dixhitale

Google është gjobitur nga Bashkimi Evropian me 890 milionë euro (1 miliard dollarë), pasi kompania akuzohet se ka shkelur Aktin e Tregjeve Dixhitale. Sipas autoriteteve evropiane, gjiganti teknologjik e ka pozicionuar Google Play dhe motorin e vet të kërkimit në një mënyrë që i orienton përdoruesit drejt aplikacioneve dhe shërbimeve të kompanisë, duke dëmtuar konkurrentët.

Të lidhura

None found

Vendimi përbën masën më të fundit të Brukselit kundër kompanive të mëdha të teknologjisë. BE-ja ka udhëhequr përpjekjet globale për të ashpërsuar kontrollin ndaj disa prej korporatave më të fuqishme në botë, nga Silicon Valley deri në Pekin.

Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i BE-së, deklaroi se ndërhyrja synon të mbrojë interesat e konsumatorëve dhe vjen pas një hetimi mbi sjelljen monopolistike të Google.

“Produktet më të mira duhet të kenë sukses sepse janë më të mira, jo sepse janë në pronësi të kompanisë që operon motorin e kërkimit. Dhe konsumatorët evropianë kanë të drejtë që zhvilluesit e aplikacioneve t’u tregojnë se ku të regjistrohen për ofertat më të mira, edhe kur pronari i dyqanit të aplikacioneve nuk merr një përqindje”, deklaroi Teresa Ribera, nënkryetare e Komisionit Evropian për një tranzicion të pastër, të drejtë dhe konkurrues.

Pak kohë më parë, Google humbi edhe apelin ndaj një gjobe prej 4.5 miliardë dollarësh. Ky ndëshkim ishte vendosur për shkeljen e rregullave antitrust të BE-së, pasi kompania u konsiderua se kishte kufizuar konkurrencën dhe zgjedhjet e konsumatorëve përmes dominimit të sistemit operativ celular Android.

Kent Walker, presidenti i çështjeve globale në Google, e kundërshtoi gjobën, duke thënë se ajo do ta përkeqësonte produktin. Sipas tij, masa është ndikuar nga një grup paditësish që veprojnë për interesa vetjake dhe do të sjellë pasoja negative për bizneset dhe konsumatorët në Evropë.

Walker deklaroi gjithashtu se Akti i Tregjeve Dixhitale i BE-së e detyron Google-in të heqë dorë nga funksione kërkimi në kohë reale që preferohen nga evropianët. Mes tyre ai përmendi çmimet e menjëhershme dhe informacionin e drejtpërdrejtë mbi disponueshmërinë e hoteleve, fluturimeve dhe restoranteve, si dhe tha se do të hiqen veçori të sigurisë në Google Play.

Brukseli e ka rritur trysninë ndaj gjigantëve teknologjikë amerikanë dhe kinezë, pavarësisht mundësisë që kjo të shkaktojë zemërimin e Presidentit Donald Trump. Ai i ka kritikuar tashmë rregulloret dixhitale të bllokut evropian dhe ka premtuar masa hakmarrëse nëse kompanitë amerikane të teknologjisë ndëshkohen.

Bashkimi Evropian i cilëson si “rojtarë”, që kontrollojnë aksesin e konsumatorëve, shtatë gjigantë botërorë të teknologjisë: Amazon, Apple, Alphabet, kompania mëmë e Google, Meta, Microsoft dhe ByteDance, pronari i TikTok.

“Në BE, kompanitë kanë të drejtë të konkurrojnë në mënyrë të drejtë. Kontrolluesit e portës kanë detyrimin të sigurojnë kushte dhe të drejta të barabarta për konsumatorët për të zgjedhur oferta alternative më të lira”, u shpreh zëdhënësi i Komisionit Evropian, Thomas Regnier.

të fundit

Shqiptarët ndërtuan Greqinë, por sot u mohohet pensioni”: A do të ndryshojë qeveria rregullat ekzistuese?

Në qendër të debatit mediatik është rikthyer çështja e të drejtave të pensionit për emigrantët që kanë punuar për dekada…

7 minutes ago

Lindrit Kamberi merr ftesën e Franco Fodës për ndeshjet e Kosovës në nëntor

Kapiteni i Zurichut Lindrit Kamberi është zyrtarisht lojtari më i ri i Kosovës, me përzgjedhësin Franco Foda që e ka…

7 minutes ago

Elbasan, rifillojnë kërkimet pas shpërthimit në pallat: 16 efektivë të angazhuar, të pakta gjasat që 69-vjeçari të jetë gjallë

Rinis pas ndërprerjes së përkohshme operacioni i kërkim-shpëtimit në pallatin e dëmtuar rëndë nga shpërthimi i fuqishëm në lagjen “Beqir…

13 minutes ago

Studentët njoftojnë protestë të shtunën para Ministrisë së Arsimit, tubimet kombëtare do të mbahen dy herë në javë

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në orën 14:00,…

14 minutes ago

Kurti diskuton me HANDIKOS-in për ligjin gjithëpërfshirës dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara

Kryeministri theksoi nevojën për zgjidhje konkrete dhe mbështetje institucionale, duke premtuar angazhim për përmirësimin e mirëqenies së kësaj kategorie. Kryeministri…

31 minutes ago

Two wanted individuals extradited: from Kosovo to Germany and from Italy to Kosovo

Policia e Kosovës, pikërisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së…

33 minutes ago